Ndërtimet dhe ata që s’i panë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Jemi të gjithë për zbatim ligji. Në Butrint u prishën ndërtime pa leje edhe me shpërthim të kontrolluar. Lajmi i mirë është se askujt nuk i bën më përshtypje lloji i shpërthimit për të prishur një ndërtim të paligjshëm. I keqi është se askush që në kohën e ndërtimit ishte në mbrojtje, edhe me rroge bile, për të mos lejuar atë ndërtim të paligjshëm, sot na del krejt i “paditur e i pafajshëm”. Mirë atij pronarit të paligjshëm që i ikin miliona që nuk i kemi paguar ne, po rrogëtarit si i bëhet? I “pafajshëm”, si gjithmonë! Absurdi nuk është tek i pari, po tek i dyti. A do t’i kthejë ai lekët e një pune që nuk e ka kryer kurrë?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *