Asnjë bashki që nuk ka një plan të miratuar vendor nuk do tw jap leje ndërtimi deri në miratimin e këtij plani, me përjashtim të rasteve që cilësohen si projekte me interes publik për të cilat vendos Këshilli Kombëtar i Territorit
14 bashki që aktualisht kanë plane të miratuara vendore mund të japin leje ndërtimi, por vetëm në qytete, pa përfshirë komunat përreth.
“Njësitë e tjera vendore, të cilat nuk kanë plane vendore të miratuara vazhdojnë dhënien e lejeve të ndërtimit për disa kategori të cilat i ka miratuar KKT-ja. Sa i përket projekteve me interes publik në fushën e bujqësisë, turizmit, industrisë, këto leje jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”, deklaroi Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.
Ministrja Gjermeni thotë se një tjetër përjashtim janë godinat nën gjashtë kate për strehim, të cilat mund të jepen nga të gjitha njësitë vendore në bashkëpunim me KKT.
“Banesat individuale, që prej dhjetorit të vitit të shkuar u është dhënë hapësira njësive vendore që të vazhdojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për banesat individuale familjare”, sqaron Gjermeni.
Ministrja thotë se Qeveria do të asistojë financiarisht dhe teknikisht 26 bashki që të hartojne planet vendore dhe t’i kenë të miratuara ato deri në muajin shkurt. Për këtë qëllim është çelur një tender ndërkombëtar për të përzgjedhur kompanitë më të mira, që në bashkëpunim me bashkitë të hartojnë planet e përgjithshme vendore.

Idea me qarte dhe llogjikshme qe duhet te ishte zbatuar direkt mbas 90.Nuk besoj qe te gjej nje zbatim ne terren, megjithate urime per mendimet e vyera.
kush jane ato bashki qe kane plane rregullimi?
Me plan pa plan ndertimet vazhdojne gjithandej