Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me procedimet dhe ngarkimet penale të ndërmara ditët e fundit nga policia.
Në një prononcim për mediat, Gjika ka kritikon policinë se nuk ka publikuar asnjë emër konkret për inspektorët e Bashkisë.
“Ditët e fundit policia e Vlorës dhe prokuroria e Vlorës kanë filluar procedimet penale për punonjësit e agjensive ligjzbatuese që kanë lejuar ndërtime të paligjshme në qarkun e Vlorës por pa bërë publik emrat. Unë nuk kam asnjë emër konkret në ngarkim të inspektorëve të bashkisë së Vlorës marë në rrugë institucionale dhe deklaratat e policisë nuk flasin për një emër konkret që evidentoj qoftë gabimet nëse ka gabime në adresë të bashkisë dhe në adresë të inpektoriatit të bashkisë. Policia dhe bashkia e Vlorës nuk janë në sinkron me njëra tjetrën për të evidentuar dhe luftuar këtë fenomen i cili ashtu sikurse në qytete të ndryshme të Shqipërisë edhe në Vlorë është prezent. Më vjen keq që policia e Vlorës po vepron në një mënyrë mediatike se sa ti shërbejë zgjidhjes së këtij problemi dhe këtij fenomeni” theksoi Gjika.
Sipas tij Bashkia ka dorëzuar në policinë e Vlorës 185 kallëzime penale për ndërtimet pa leje për 3 mujorëshin e fundit dhe nga këto vetëm një është zbatuar ndërsa 5 janë pezulluar.
Gjika ka theksuar më tej se qeveria “Rama” dhe bashkia e Vlorës po kordinojnë punën bashkarisht për të gjitha procedurat për prishjet e ndërtimeve pa leje dhe të godasim këto ndërtime.

Ky eshte i pari person qe meriton te arrestohet me ligjin e reformuar ndaj zyrtareve te korruptuar.
E thene shkurt i duhet sekuestruar e gjithe pasuria e vene ne menyre abuzive.
po nje kryetar beshkie qe ka mbi 250 mij euro makina te parkuara perpara shtepise
Ky plehra ka nevoje te iki nga ka ardhur se ska lene lulishte te Vlores pa i bere kioska dhe me pas u jep leje per pallate ku ka mare pjesen e tij te parave ose me nga 2-3 hyrje .Shikoni lulishten te tre racat, te Shelgu i ka lene kioskat dhe kerkon ti beje pallat.Populli i Vlores te shikoj dhe ti denoncoj jo kur ti vije zjari posht vehtes te kujtohet se se mosha e terete dhe femijte skane ku te shlodhen pasi ky i ka zaptuar te gjitha