Ndërtimet pa leje, në pranga bie edhe Sokol Koçiu

redaktor

 

Valës së procedimeve penale nuk i ka shpëtuar as avokati Sokol Koçiu. Ish i dënuari i procesit “Kokaina” për trafikun e drogës kur ishte oficer i lartë në Prokurori, që prej disa vitesh ushtron edhe profesionin e avokatit, u denoncua nga qytetarët për një ndërtim që po kryen në zonën pas Pallatit të Kulturës, në qendër të Tiranës. Kaq ka mjaftuar, që sipas urdhrit më të fundit të Qeverisë dhe pas kalimit të kompetencave të INUK te Ministria e Brendshme, Patrullat të shkojnë në vendngjarje dhe të mbajnë procesverbal. Pas veprimeve paraprake të kryera, u vendos që Koçiu të arrestohej për akuzën “ndërtim i paligjshëm”.

Grupi operacional konstatoi në vendngjarje pasditen e djeshme, se po ngrihej një godinë e tërë pa asnjë dokumentacion dhe leje nga organet përkatëse, kurse pronari i saj rezultoi pikërisht avokati Koçiu. Mësohet se ai ka pretenduar se ndërtimi po bëhej pa leje, por policia mohoi ekzistencën e dokumentacionit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se nuk ka qenë rasti vetëm për një procedim penal dhe shoqërim, pasi u konstatua një shkelje më e rëndë që kërkonte masën e arrestimit. Ndërtimi po bëhej në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit. Sipas procedurave ligjore, do të jetë prokuroria që deri në 12 orë pas arrestimit vendos nëse Koçiu do të mbahet i ndaluar për të dalë në masë sigurie në Gjykatën e Tiranës, apo do të procedohet në gjendje të lirë.

Vetëm dje në kryeqytet u bënë edhe 6 arrestime të tjera për akuzën “ndërtim i paligjshëm”. Policia bëri të ditur më herët se ka nisur procedimin penal për 64 shtetas si dhe ka arrestuar në flagrancë 6 persona për ndërtimet pa leje. Sipas Kodit Penal këta persona mund të dënohen deri në 5 vite burg për këtë krim.

Share This Article
15 Comments
  • DITA:Ju lutemi,beni nje “SONDAZH” ne gjirin e LALEZIT per ndertimet e vilave qe jane bere aty.Kush ka vila,sa,si i kane bere-me ose pa leje,kush i ka dhene lejet,ne cilen toke e kane ndertuar,sa ka kushtuar,a argumentohet ndertimi me pagen qe kane marre e marrin,etj.NQS ne kete vend nuk vete haka te i zoti dhe te ndeshkohen kapot e politikes gllaberuese,nuk ka per tu bere kurre…!

  • Bravo kabineti Rama !! Te arrestohen te gjithe ata qe jane ne kundershtim me ligjin e te prishen ndertesat pa leje !! Keshtu e duan te gjithe , por sidomos jashteqitjet Berishjane .

  • Ka te drejte te ndertoje Sokol Kociu sepse kur u arrestua per trafik droge nuk ju sekustrua pasuria dhe nu ju hoq e drejta e ushrimit te profesionit

  • Ashtu sikunder ne mes te qytetit te Pogradecit ne breg te liqenit tek Turizmi po zihet lulishtja me zhavor per tu kethyer ne parkim makinash…per te .
    Karroceria e kamioncines diten rri e parkuar tek 1Maji ne buze te rruges be breg Dhe naten ne te erret e shkarkuar tek TURIZMI hotel ne te majte.
    A nuk eshte krim????!!!!
    Sepse o te dashur miq, ata te xhaxhi Saliut KOMANDANT te ish oficerave polica, kane vene nje ish ushtar i Zallherrit erdhur nga fshatrat e Korçes…..
    Ai pra mban rregull ne perlen me te bukur te dheut me kapadiallekun dhe injorancen e vet per tu mrekulluar njerezit ne qytetin e LULEVE.
    PIKA …….. PIKA, moj demokraci thone Korcaret…..

  • Si mundet ky njeri qe te behet avokat,si mundet ky njeri qe te mbroje te drejtat e njeriut .ky njeri si kavie e laboratorit te shperndarjes se droges sot behet avokat,a ka me turp per ministrine e drejtesise qe jep keto licensa,a mundet ky njeri te aresyetoje per te drejten dhe vetem per te drejten.Ky eshte shteti shqiptar,ky eshte populli qe e mbeshtet, po kur do mare fund historia e te forteve qe punojne me kokainen per te ngritur me dhe pa leje deshirat e tyre. Ne kete rast,ministria e drejtesise duhet te ndalet tek ky njeri qe mban petkun e avokatit,se me mire se ky qe pretendon se eshte avokat dhe din se si zbatohen ligjet,ky njeri i ka shkelur dhe injoruar ato me te drejten e ligjit te tije qe eshte rrugaceria e tije.turp me te madh nuk ka,nje lloj me gjin gjonin,as me pak as me shume.

  • more rama ;;; more rilindas ;;; a nuk e kupton se keto njerez mafioza duhet te futen ne burg ;;cfare prisni ;;keni frike apo ;;;;ju folni per ndertime pa leje ;;;;por kush i jep lejet per ndertime ;;;; gjika ne vlore ;;; mziu ne kamez apo ai katnari i durresit ;; apo ne Elbasan ;;; te gjithe keto tipa jane te korruptuar ;;; duhet te gjukohen; ne shqiperi nuk duhet te behen me ndertime ne vende te lira ;;; beni lulishte ;;; palestra per te rijte ;; fusha sporti se ja Morret frymen rinise;;; e ekni bere shqiperine si asnje shtet ne europe ;;pa model rremuje tirana eshte ;;dhe rama duhet ta mbarojne unazen ne tirane ;; se liron qarkullimin e kamionave ;dhe mbron qytetin nga tymrat ;;;

  • Bravo komunistave. Keshtu duhet o kelyshet e bllokmeneve qe erdhet ne pushtet nga ky popull qe sic ka koken do kapelen. Shifni njehere edhe andej nga saranda se gjysmat e ndertimeve pa leje i keni .

  • Ky i shpalluri vet avokat,ku gjen dhe mashtron njerez si avokat,ky mashtrues,shperndares kokaine,kontigjent qe ne kohen e nanos,han e pin e nderton ne saje te mashtrimeve te disa viktimave qe u mer te hollat. A mundet ky njeri te jete pjese e strukturave te drejtesise,njisoj sikur te thuash qe enveri ishte demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *