Ndërtimet pa leje në qytetin e Kavajës

redaktor

E dashur Dita! Gjithë bashkitë në vend po merren me ndërtimet pa leje dhe me uzurpimet e pronave publike dhe të komuniteteve fetare. Vetëm Bashkia Kavajë nuk e paska problem këtë kancer që i ka shtrirë metastazat në çdo pallat, lulishte e kudo ku ekzistonte një hapësirë sado e vogël për mbjelljen e një peme për qytetarët?

Ja disa zaptime që bëjnë muuu, por që nuk i shohin qeveritarët vendorë. Ish blloku i furrave është totalisht i zaptuar me biznese 2 apo 3 katëshe dhe Bashkia mund të ndërtonte plot gjëra të bukura për qytetarët. Pallati 5 katësh, pallati formë L, parafabrikatet, te çezma e sportit, pallati i oficerave etj. janë vetëm disa shembuj sa per t’i zgjuar nga gjumi parinë e qytetit. Besoj dhe shpresoj te kryebashkiaku, se e ka treguar me vepra dhe punë që do reagojë në këtë drejtim, sepse është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj! Ju falenderoj gazeta DITA!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *