Nisur nga aksioni i INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave të gjelbërta brenda kryeqytetit, Kryeministri Edi Rama deklaron se fenomenit të zënies së hapësirave u ka ardhur fundi.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama evidentoi problemin e ndërtimeve pa leje.
‘Fenomenit të zënies së hapësirave që i takojnë qytetarit i ka ardhur fundi.E paimagjinueshme se sa shumë hapësirë u është zënë banorëve të TR në vitet e fundit, po koha për t’i dhënë fund erdhi”, shprehet Rama duke e shoqëruar me një foto nga aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik tek ish-fusha ‘Ali Demi’, rrugë e cila të çon tek Brryli.
Gjatë ditës së sotme, janë prishur me dhjetëra ndërtime pa leje, duke rikthyer hapësirat e lira pas një kohe të gjatë. /E.K
