Ndërtimet pa leje, shkrihet policia e Velipojës

Ornela

Stacioni i Policisë së Velipojës është shkrirë, ndërkohë që janë marrë masa ndëshkimore për policët, pasi neglizhuan parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas burimeve zyrtare ka qënë urdhër i vetë drejtorit Haki Çako për inspektim në këtë stacion policor për verifikimin e ndërtimeve pa leje në Velipojë.

Inspektim u bë më 7 korrik dhe nga verifikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje.

Ndërkohë pati dhe mangësi nga policia vendore si: Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit. Përgjegjësi ka ndihmës specialisti i Policimit në Komunitet, specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë.
Nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuara në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Me përgjegjësi ngarkohet Specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë.

Për këtë arsye është vendosur shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë Nënkomisar E.Gj., pezullimi nga detyra i Specialistit për Krimet Nënkomisar D.S. dhe ndaj tij nis hetimi disiplinor, si dhe fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rënda displinore ndaj Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet, Inspektor P.N.

Share This Article
1 Comment
  • “fillimi i ecurisë”??? Cfare s’po na degjojne veshet, “profesionist i ri, fillimi i vazhdimit, politikane te varfer “oligarke”, etj. Na mbyten budallenjte inteligjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *