Ndërtimet pa leje u rritën me 73% para zgjedhjeve

Dita

Ndërtimet pa leje mbeten një nga sfidat kryesore për rendin ligjor dhe autoritetin e shtetit. Sipas Institutit të Statistikave, ndërtimi i paligjshëm është ndër veprat penale më të shpeshta, madje në rritje.

Në tremujorin e dytë të vitit, u regjistruan afro 700 çështje penale për ndërtime pa leje, 73% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: INSTAT

Me gjithë paralajmërimet e shumta dhe pretendimet për vendosje të ligjshmërisë, ndërtimet pa leje nuk po frenohen. Në tremujorin e dytë të këtij viti, një faktor me ndikim kanë qenë zgjedhjet, që, në perceptimin e shoqërisë shqiptare, shoqërohen me ulje të kontrollit dhe trysnisë së autoriteteve për zbatimin e ligjit, raporton Scan.

Me sa duket, kjo ka shtyrë një numër në rritje të individëve të ndërtojnë në shkelje të ligjeve.

Situata problematike është pranuar edhe nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, që vetëm pak ditë më parë shkarkoi të gjithë inspektorët në qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës.

Ligjërisht, ndërtimet pa leje nuk mund të përfshihen më në skemën e legalizimeve, megjithatë, mentaliteti i fituar nga mbi 25 vjet të mungesës së autoritetit ligjor në kontrollin e territorit po rezulton i vështirë për t’u ndryshuar.

Share This Article
1 Comment
  • Qe te mos kesh ndertime pa leje duhet te japesh leje. Dhenia e lejes, e argumentuar duhet dhene 15 dite pas kerkeses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *