Ndërtimet pranë Kishës së Laçit, Prokuroria vendos për prishjen e tyre

anazapta
Ndërtimet pranë Kishës së Shna Ndout në Laç do të prishen. Organi i hetimit ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi për këto objekte, kjo nisur edhe nga shqetësimet e ngritura nga kleri katolik, sipas të cilëve zënia e hapësirave, u kthye në një shqetësim serioz. Parandalimin e ndërtimeve pa kriter në këtë vend të shenjtë e kërkojnë edhe vetë pelegrinët. Sipas tyre qytetarët duhet ta respektojnë dhe jo ta dëmtojnë këtë objekt kulti, i cili vizitohet nga qindra mijëra pelegrinë. Drejtues të Kishës pretendojnë se zona ku janë ndërtuar rreth 40 biznese është e gjitha pronë e saj dhe kjo dëshmohet edhe me certifikatë pronësie. Burime nga Gjykata e Kurbinit kanë bërë të ditur se reagimi do të vijë menjëherë sapo të mbërrijnë materialet e hetimit nga prokuroria. Ndërkohë edhe nga Komuna e Milotit bëhet me dije se janë përgatitur procesverbalet e objekteve që do të prishen, dhe për këtë aksion do të bashkëpunojnë edhe me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *