Për të dytën javë rresht, dhjetëra të rinj, aktivistë dhe familjarë kanë protestuar sot para Kryeministrisë duke luajtur me letra, shah, lojëra me top apo thjesht duke lexuar. Protestuesit kreativë kërkojnë prej dy muajsh ndalimin e ndërtimeve te diga e Liqenit Artificial. “Qytetarët për Parkun” është një nismë e një grupi aktivistësh të rinj të cilët kërkojnë ndalimin e çdo lloj ndërtimi te liqeni për shkak të treguesve të lartë negativ mjedisor.
Aktivisti Arlind Cara në një prononcim për mediat u shpreh: “Grupimi “Qytetarët për Parkun” u kërkon të gjithë institucioneve vendimmarrëse të tregojnë përgjegjshmëri për Tiranën, e cila sipas statistikave rezulton të jetë një nga kryeqytetet më të ndotura në Evropë. Tirana është në vendin e 180 si vend i përshtatshëm për të jetuar. Gjithashtu Tirana sipas matjeve të fundit rezulton të ketë 0,5 metra katror gjelbërim për banor, plot 14 herë më pak se normat minimale mjedisore që janë 7 metra për banor”.


Kjo proteste jep shpresen se rinia shqiptare po meson te mbroje shendetin dhe jeten e saj. Tirana qelbet nga gazrat e makinave, tymi i duhanit, pluhrat e rrugeve te palara, balata e ndertimeve dhe kamionave etj. çdo dite Tiranes i grabitet nje cope e hapesires jetike.