Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në zonën e HEC-it të Banjës.
Nga ky operacion mësohet se do të prishen 6 banesa një dhe dykatëshe. Ky operacion i IKMT po zhvillohet në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës. Prishja e këtyre objekteve i hap rrugë ndërtimit të rezervuarit të këtij HEC-i.
Ndërkohë IKMT ka vijuar edhe ditën e sotme operacionin në Vlorë me prishjen e disa objekteve, në kuadër të projektit të Transballkanikes