Një strategji e hartuar për infrastrukturën e transportit deri në vitin 2020 nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Bankës Botërore vihet theksi se ndërtimi i rrugëve të reja në Shqipëri nuk është mbështetur në cilësi.
Sipas inspektimeve të Bankës Botërore në terren dobësitë që janë vënë re në cilësinë e punimeve lidhen me dështimin e parakohshëm të trotuarit të ri dhe disa strukturave. Gjithashtu Banka Botërore ka vënë re se janë përdorur standarte të ndryshme projektimi në seksione të afërta.
Është vënë re se shpesh se sinjalistika është e varfër dhe kontradiktore, duke dështuar për të siguruar sigurinë. Gjithashtu është parë se nuk janë respektuar standartet për ndriçimin.
Banka Botërore ka përfunduar një vlerësim për 3164 kilometër rrugë në mars të vitit 2015. Vlerësimi ka marë në konsideratë gjendjen e rrugëve dhe të dhënat e trafikut.
Ka një perceptim se mungesa e mirëmbajtjes ka rezultuar e dobët. institucionet Financiare Ndërkomëbtare janë të shqetësuara për mënyrën se si disa projekte, kryesisht ato që mbështeten nga fondet publike, janë planifikuar, zbatuar, monitoruar, dhe mirëmbajtur.
BB ka vërejtur se rritja e shpenzimeve për të ndërtuar rrugë duhet të ishte shoqëruar me rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e tyre.
Përfitimet që rrjedhin nga rrugët mund të jenë te qëndrueshme vetëm nëse investimet kapitale në infrastrukturë rrugore janë plotësuar me financime në mënyrë vazhdueshme, sugjerojnë donatorët.
Buxheti për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% -30% të buxhetit të përgjithshëm të nevojshëm për rrugët. Mirëmbajtja e infrastrukturës është vlerësuar në 329 milionë euro për periudhën 2015-2019.
Banka Botërore ka pohuar faktin se qeveria shpenzon më pak fonde se sa paguajne përdoruesit e rrugëve për mirëmbajtjen e tyre nëpërmjet taksave në naftë dhe për makinat./MONITOR

Banka Boterore ka te drejte.
Kur i jane dhene parat shtetit Shqiptare dhe nese u jipet perseri duhet qe Banka Boterore apo FMN ti qepin xhepat e qeveritarve,pushtetar si dhe te gjithe politikanve.Me duar te thata dhe xhepat bosh.Kjo do ndertonte rruge me cilesi te larte
Zbulim i zbuluar i BBoterore. Mesa duket pergatit terrenin qe te hedhe para te tjera, per pefitime te tjera vetiake.
Haram.
Banka Boterore (BB) llap pas pilafit.
Perse e investonin qeverine grabitqare Bisha, kjo nuk ishte per nje rruge e per nje vit por per tete vite?
Nuk i shikonin projektet e rrugeve dhe firmat mafioze qe i fitonin tenderat si Rruga e Kombit qe filloji me 400 milion euro dhe perfundoi ne 1,3 miliar euro, kush ja dha driten jeshile BB, apo deri ne ate kohe hanin pinin dhe vidhnin te gjithe, kur thuhej dhe dhe argumentohej nga specialiste e qytetare e opozita e asaj kohe se vjedhja ishte e hapur diten per diell, ku Saleh-Lulush-Olldelja mbushen xhepat e tyre 230 milion euro dhe nuk u hyri gjembi ne kembe.
Tani cfare kerkon BB, mutin qe gatuan t’a hane po vete, te gjitha rruget e “ndertuara” nga Saleh u lane te paperfunduara dhe telashet jane tani, qe nje zot e di se si do te ndreqen keto pune ne kurriz te qytetareve shqiptare.
Krahas verejtjes per cilesine mizerje te ndertimit te ketyre rrugeve BB te nxjerredhe shkataret dhe hadutet me emra konkrete te kesaj Megavjedhje.
Si fillim duhet te denoncojne hajdutet e vete BB qe behen pale me firmat perfituese te tendrave te rrugeve per te mbushur xhepat e stafit te BB dhe te qeveritareve me te cilet jane lidhur.Keto zyra nderkombetare jane kthyer si OJQ, qe vetem keqmenaxhojne fondet e qytetareve evropian.
Problemi eshte se gjithmone mbas pazarit po i bje ndermend bb me reaguar e ku jo ne momentin e duhur:qe cilesia le per te deshiruar sujet aq haptas sa as jeta nuk munden me me mbyll syrin si déri tash…
Per shpronesimet nga TAP ,edhe cmimin idiotesk qe eshte ofruar nuk la protestuar bb?
Per ta en e rruges se kombit-te bière me par et tona-nuk la protestuar bb ,misioni i te ciles eshte edhe lufta kunder varferise …po ma sa duketbb e la kuptuar kete vetem si lufta kunder varferise te ‘élites politique’ …