Ndërtimi, indeksi i kushtimit rritet me 0.4%, ndikim shpenzimet materiale

redaktor

Instituti i Statistikave raportoi dje se në tremujorin e dytë të vitit 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,4%.

Ky indeks ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa mësohet se një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime page” me 0,6% duke u ndjekur nga grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, ulja më e madhe vjetore vërehet në indeksin e grupit “Shpenzime materiale” me 1,1% duke u ndjekur nga grupi “Shpenzime energjie” me 0,8%. Në tremujorin e dytë të vitit 2015, ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3%.

Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0,7% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e patën nëngrupet “materiale hidro-sanitare” me 1,3% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,0%.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti grupet “Shpenzime page” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën me 0,3% secili. Indekset e grupeve ”Shpenzime të tjera” dhe “Shpenzime transporti” u ulën respektivisht me 0,9% dhe 0,2%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *