Ndërtimi në Vjosë, shkarkohet drejtori i policisë dhe dy vartës të tij

Leda Hysa

Shefi i Policisë së Komisariatit Përmet, krye komisar Gazment Shehu dhe dy vartës të tij janë shkarkuar nga detyra, pasi nuk kanë raportuar tek autoritetet një ndërtim pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë.

Ministria e Brendshme thotë në një njoftim se pas analizës për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu

U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara

U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës

U dha “Vërejtje me paralajmërim”, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Koço Dafa

U dha “Vërejtje”, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë.

Share This Article
12 Comments
  • Duheshin kaq shume vite pritje per te goditur at qe shkel ligjin. Kjo eshte ajo qe kerkon cdo qytetar nga policia, te ndaloj shkelesit.

  • Me ne fund si gjithe bota dhe ne qe te ndeshkojme dhe funksionarete shtetit dhe jo te mbulohen me petkun e te pafajshmit, pse jo mbase te demohen dhe meshume se qytetaret e thjesht.

  • shkarkime te merituara,ska me !! kushdo shkel ligjin do ndeshkohet,te marre ate qe meriton,kete gje kishim pritur me vite me rradhe.

  • Duheshin 27 vire qe policia te vepronte ashtu sic duhet.Me ne fund mund te themi se kemi nje polici me standarte europiane.

  • Shyqyr qe erdhi dita ku policia po godet te korruptuarit brenda saj . Kjo gje na ben te ndihemi me te sigurt per efecincen e punen se saj .

  • Sa me behet qejfi per keto figura qe deri dje u dukej vetja te plotfuqishem e sot njihet gjithe vendi me fytyren e tyre te vertete,sepse e kan vjedhur kete shtet e nuk jane prekur nga asnje pushtet deri me sot. Kjo eshte ajo qe ne duam,nje shqiperi te paster e larg ketyre kriminelave qe kane pire gjakun e kushedi sa personave.

  • Deri tashti dy personalitete(po e tregojne veten te tille) jane vendos te kryejn detyren me devotshmeri me rrespektim ligjin.Ministri i Brendshem dhe Kryetari i kuvendit.

  • Po ta prishesh ndertimin pa leje, ka shume me efikasitet se te heqesh nga puna police qe me ose pa dashje nuk kryejne detyren. Duhet ligj qe kush nderton pa leje ti prishet ndertimi, ky eshte demi me i madh qe i shkaktohet personit qe shkel ligjin. Nuk mendoj se zgjidhet me masa disiplinore apo me burg per ndertuesin e paligjshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *