Ndërtimi, rrit volumin e afarizmit në ekonomi

Dita

Treguesi më i hershëm i rritjes ekonomisë, volumi i afarizmit pësoi një rritje vjetore në tremujorin e katërt të vitit 2015 me 2.1%. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 2,6 %. Sipas të dhënave nga INSTAT mësohet se sektori i ndërtimit ka udhëhequr volumet e afarizmit duke pësuar një rritje me 14.5%. Ekspertët e tregut bëjnë me dije se, rritja e sektorit të ndërtimit në tremujorin e katërt ka ardhur nga rritja e investimeve publike kryesisht në sinjalistikë dhe riparimin e akseve ekzistuese. Sektori i industrive ashtu edhe siç pritej ka shënuar rënie në tremujorin e katërt me -4.4 %, për shkak të dobësive që po kalon sektori i industrisë nxjerrëse e nxitur nga rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa industria përpunuese ka pësuar rritje me 10.4 për qind e nxitur nga një situatë gjithnjë e në rritje të sektorit të fasonit. Sektori i shërbimeve gjithashtu ka pësuar një rritje të lehtë në tremujorin e fundit me 1.8 për qind. Ku peshën më të madhe të rritjes e kanë pasur agjencitë e udhëtimit me 21.8 për qind. Por rritja e këtij grupi është disi fiktive pasi kompanive u regjistrohet si e ardhur i gjithë çmimi i biletës, ndërsa në gjysmën e dytë të 2015 ju është llogaritur si e ardhur vetëm marzhi i fitimit. Për rrjedhojë rritja e këtij grupi raportohet me rritje dyshifrore ne tremujorin e fundit te 2015. Volumi i afarizmit në sektorin e tregtisë pësoi një rritje me 3.2 për qind. Volumi i afarizmit në hotele shënoi një rritje 11.3% si dhe aktivitetet inxhinierike dhe arkitekturore pësuan rritje me 9,3%.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *