Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e ndërtimit ne Rrugen e Arbrit. Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në këtë projekt, që sipas Ballukut është më e larta në Ballkan, 152 metra por rekordin e mban vetëm për disa muaj. Kjo sepse në pritje për t’u ndërtuar po në kuadër të kësaj rruge është edhe një tjetër urë, 157 metra, e cila do të jetë më e larta në Ballkan.
Gjithashtu kanë përfunduar 5 nga 6 tunelet. Ndërkohë që në tunelin e fundit do të ketë një ndryshim të projektit. Sipas kryeministrit shkak janë bërë formacionet gjeologjike dhe do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.
“Sot jemi në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm” shkruan Rama.
Ndërsa inxhinierja shpjegoi se “Në tunel kemi vështirësi për shkak të gjeologjisë por po ecim paralelisht edhe me by-pass-in”.
“Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra, është e gjitha e përfunduar. Nga 70 km, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme. Gjatë majit do të hedhim asfaltin. Jemi në mes të kontratës që parashikon 44 muaj punime.
Janë goxha të avancuara. Kemi pasur pak vonesë në javët e marsit pasi ndaluam punën, por me masat e sigurisë që u pajisën punëtorët. Distancat janë më të lehta për t’u ruajtur në kantiere” tha Balluku.
l.h/ dita

Nje sihariq shum i madhe.Kjo rruge qe po behet ne keto kushte kaqe te veshtira do te jete si kryeveper me e vlersuera nga te gjitha veprat e tjera qe jane ber deri me asote., kjo edhe per faktin qe situate e ketyre dy viteve na solli shume veshtersi ketu ne shqiperi.!
Kjo veper qe e meriton ti vendoset Emri rruga Edi Rama do ti sjellja shqiperise e kryesishte kryeqyteti te ardhura mjafte te medha.
Bujqesia Dibrane do te marre nje zhvillim te madh pasi tregtimi per ne Kryeqytet po behet mjafte i favorshem.
Po ashtu edhe Turiznmi bregdetar dhe ai malore do te marrin nje zhvillim te madhe pasi Korabi ka mjafe vende turistike malore ndersa Bregdeti do te kapet me lehtesi edhe nga shqiptare qe banojn ne Maqedonin e Veriut.!
A re lumadh, koqe ishe, koqe ngele. Te kish hallin e bujqesise e bleltorise do i kishte investuar ato leke per bujqesi e blektori, jo per rruge “PANORAMIKE”.
PANORAMIKE…shprehje tjeter idiote e Rimutit.
Dale te dalin fashat e bythes, inelektuhalet anembane gazetave, qe ta kopjojne.
Po cfare flet o koqe. Keto jane para te çuara dem. Sa banore ka ajo zone qe do sillka pasurimin e kryeqytetit. Pika qe sju bie rrace gomeresh. Po te ishte me leverdi ajo rruge pala maqedone nuk do refuzonte ndertimin ne pjesen e tyre
Nuk përfiton asgjë nga dibra e dibrani vendi ,vetëm gurët e malit korabit jan aty .Të gjithë kan ikur ,fshatrat jan boshatisur,shtëpit jan shembur ,pemishtet e frutave të mëdha të mollës e dardhës e qershisë dibrës jan prerë e shkatrruar .Në dibërkan ngelur vetëm disa pleq që mezi presin vdekjen.Gjithçka duket shkretirë .Edhe Busti i kriminelit e hajdutit Halil Alisë i vendosur në bulevardin kryesor të peshkopisë nuk ka përmisuar gjendjen e eksodit masiv të popullatës.
Nuk përfiton asgjë nga dibra e dibrani vendi ,vetëm gurët e malit korabit jan aty .Të gjithë kan ikur ,fshatrat jan boshatisur,shtëpit jan shembur ,pemishtet e frutave të mëdha të mollës e dardhës e qershisë dibrës jan prerë e shkatrruar .Në dibërkan ngelur vetëm disa pleq që mezi presin vdekjen.Gjithçka duket shkretirë .
Edhe Busti i kriminelit e hajdutit Halil Alisë i vendosur në bulevardin kryesor të peshkopisë nuk ka përmisuar gjendjen e eksodit masiv të popullatës.
Kurse un mendoj qe ti veme emrin rruga Zaho.
Po ta kishin ndertuar qe ne fillim te 90- tes, mbase do kish sjell zhvillimin ekonomik por tani qe ska me njerëz nuk i duhet kuj….me të bejn ne lidhje nga velipoja në sarandë sesa një rrugë që si hyn në punë askujt…..veç nqs bejn një lidhje me malin e korabit, gjë që unë se besoj se do të ndodhë ne 30 vitet e ardhshme….se 30vjet shkuan edhe për rrugën e arbrit.