Ndeshja e krizës në “Qemal Stafa”

anazapta

Pezullimi i fushës fillon në momentin më të padëshiruar për Kukësin, i cili mori një fitore të shkëlqyer 3-1 të mërkurën në Korçë, kundër Skënderbeut. Skuadra e Armando Cungut do të kishte më tepër shanse të vazhdonte ecurinë pozitive përpara tifozëve të saj, aq më tepër që sot do të ketë përballë Teutën, kryesuesen e kampionatit. Për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës, ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Nga fusha asnjanëse mund të përfitojnë durrsakët, të cilët dëshirojnë t’u shkëputen sërish tri skuadrave që arritën dje në të njëjtën kuotë pikësh. Në “Qemal Stafa” do të jetë “ndeshja e krizës”, midis dy skuadrave në vështirësi. Tirana pret Skënderbeun, pas humbjeve të pësuara në mesjavë. Për korçarët ishte e dyta radhazi, por nuk mund të ngushëllohen më tepër bardheblutë, pavarësisht se fituan fundjavën e kaluar me Lushnjën, pasi gjendja e tyre mbetet e pakëndshme. Flamurtari dëshiron të marrë veten, teksa pret Kastriotin, ndërsa në Laç vendasit presin Bylisin, kundërshtari që mundën në finalen e Kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar.

Kategoria Superiore

JAVA 4

Dje

BESA-PARTIZANI       0-1

Mitraj 61′

LUSHNJA-VLLAZNIA           1-1

Çanka 21′ /  Tafili 13′

Sot

LAÇI-BYLISI          14:00

FLAMURTARI-KASTRIOTI 14:00

KUKËSI-TEUTA         14:00

TIRANA-SKËNDERBEU    17:00

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Teuta        7    6:4  2    1    0

2  Vllaznia     7    6:2  2    1    1

3  Partizani    7    5:3  2    1    1

4  Lushnja      7    3:2  2    1    1

5  Bylis        4    4:4  1    1    1

6  Laçi         4    1:1  1    1    1

7  Tirana       4    1:2  1    1    1

8  Flamurtari   3    4:3  2    0    1

9  Skënderbeu   3    3:5  1    0    2

10 Kukësi       3    3:5  1    0    2

11 Kastrioti    3    2:4  1    0    2

12 Besa         1    4:5  0    1    3

Flamurtari -3 pikë

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *