E cilësuar si “ndeshja e shekullit”, Conor McGregor dhe Floyd Mayweather pritet të përballen sërish.
Tani të dy sportistët janë në bisedime për një tjetër sfidë mes tyre, një “rematch” që këtë herë do të zhvillohet në “shtëpinë” e McGregor, në kafazin e MMA-së (Artet Marciale Mikse).
Sipas parashikimeve paraprake pritet që ndeshja do të gjenerojë një fitim prej 360 milionë paund por ka ende disa pikëpyetje të mëdha, sesi do të luhet.
Nëse dueli zyrtarizohet, ky do të ishte i dyti midis tyre, pas atij të organizuar në “Los Angelos”, në disiplinën e boksit dhe ku fitues u shpall Mayweather.
