Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datë 14.11.2019 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Duke filluar nga ora 12:00, datë 14.11.2019, bëhet me dije se:
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” dhe bulevardin “Qemal Stafa”, pasi krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.
Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vendparkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit.
Bulevardi “Qemal Stafa” dhe unaza e qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.
Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje në unazë dhe në spitalin rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Për garatimin e rendit dhe mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit përsa i përket Policisë do angazhohen punonjës Policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisariatet vartëse të saj si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e Policisë.
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- d) çelësa të ndryshëm
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, mbasditen e sotme deri në përfundim të aktivitetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
l.h/ dita
