Tifozët kuqezi nuk e kanë braktisur kombëtaren në miqësoren me Ukrainën.
Tifozë të shumtë shqiptarë janë grumbulluar në hotelin ku po qëndron kombëtarja për t’u dhënë kurajë të besuarve të De Biazit.
Pritet që afro 10 mijë tifozë të jenë sot në mbrëmje të pranishëm në shkallët e stadiumit të Bergamos.
Miqësorja e sotme do të jetë testi i vërtetë për kombëtaren në prag të “Euro 2016”-s, duke marrë parasysh se kanë përballë një ekip vërtet cilësor si Ukraina.
