Ndeshja numër 1000, një makth për Arsen Venger

anazapta

Zhoze Murinjo dhe Chelsea i tij i prishi ndeshjen e 1000 në stolin e “Topçinjve” trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger. 6-0 në favor të bluve ishte rezultati i derbit të Londrës, duke e nxjerrë jashtë luftës për titull skuadrën e drejtuar nga francezi. “Toçinjtë” patën rastin e parë të takimit, kur Zhirud gjuajti në zonë dhe Çeh priti pa vështirësi, për të qëndruar më pas spektator thuajse për gjithë takimin. Samuel Eto’o dhe Andre Shyrle shënuan në minutat 5 dhe 7, ndërsa penalltia e minutës së 16-të i dha fund takimit, ndërkohë që gjyqtari nxori gabimisht Gibsin nga loja, pasi penalltia u shkaktuar nga Çembërlein, i cili priti topin me dorë si të ishte portier, mbi vijën fatale. Blutë shkuan në epërsi 4-0 në pushim, për të shtuar edhe dy të tjerë më pas. Fitore me shumë gola arritën edhe dy pretendentët e tjerë për titull. Liverpuli fitoi 6-3 në Kardif, ndërsa Manchester City fitoi 5-0 me Fulhamin. Chelsea ka 69 pikë, Liveruli 65 me një ndeshje më pak dhe City 63, por me tri ndeshje më pak se skuadra e Murinjos.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *