Ndeshja Serbi-Shqipëri, një gazetë serbe quan terrorist kreun e tifozëve kosovarë

redaktor

Udhëtimi i tifozëve shqiptarë drejt Beogradit për të përkrahur Kombëtaren shqiptare vazhdon të jetë temë e ‘nxehtë’ në Serbi.

I pari i tifo-grupit te njohur kosovar Plisat, Albert Kastrati, konsiderohet terrorist në Serbi. E përditshmja serbe Informer ka shkruar se ish-luftëtari i UÇK-së do të udhëtojë në Beograd për të përkrahur Shqipërinë së bashku me 300 tifozë tjerë nga Kosova.

Kjo e përditshme e quan udhëheqësin e Plisave, si ‘terrorist’.

Ndërkohë, Kastrati përmes profilit të tij në Facebook është përgjigjur: “Me luftuar për vendin tënd edhe me të quajtur terrorist, çka i thonë kësaj pune, kush ka faj këtu”.

Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 14 tetor në Beograd në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016.

FSHF ka njoftuar ndërkohë që UEFA ka vendosur që ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë të bëhen pa tifozët respektivë, pra as në Beograd nuk do ketë tifozë nga Shqipëria, as në Elbasan tifozë nga Serbia.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas fitores me Portugalinë dhe barazimit me Danimarkën.

tigrii

Share This Article
6 Comments
  • Po gazetat Kosovare pse nuk ju pergjigjen serbeve dhe ti quajn terroriste e vrases qe e kthyen Ballkanin ne nje vareze gjigante? Cfar ndryshimi kane krimet e serbeve nga krimet e ISIS ne Siri dhe Irake se une per vete nuk po shofe ndonje ndryshim mes ketyre pjellave bastarde. Le ti mbushin faqet e para gazetat e Kosoves me fotografit e krimeve serbe ne Ballkan dhe krimeve te ISIS se nuk kane asnje ndryshim mes tyre. Vetem keshtu mund tja thyesh turinjt sllaveve barrbare dhe jo duke heshtur.

  • Ju lutem futbollisteve te kombetares dhe sidomos kapitenit Cana qe te mos behet pjese e hipokrizise ” No to Racism” te UEFA-s. Mos u bashkoni me futbollistet serbe para fillimit te ndeshjes per foto te perbashket. UEFA mori anen e Serbise per te ndaluar tifozet shqiptare dhe sidomos ata kosovare te mbeshtesin kombetaren e tyre.

  • Futbolli ne fokusin e politikave nacionaliste ekstreme! Kjo esht nje fatkeqesi si per sportdashesit e futbollit, por edhe per gjith klasen politike nga te dyja palet! Uefa me te drejte ka vendosur ndeshjen pa tifoze! Futbolli esht nje lloj sporti qe argeton sportdashsit, por jo deri atje sa ti shohim futbollistet, ose sportdashsit ose tifozet si armiq! Mendoj se ktu ka te beje me nacionalizmin ekstrem, ku politika e te dy vendeve, duhet te sheshoje njehere e mire kete urejtje primitiviteti, qe do ta theksoja se me teper tek ana jon vjen nga kosova se sa nga shqipria!

  • Hakmarrja me e mire dote jete nje fitore historike ne Beograd,nje rezultat si i Vlores se famshme te Shpetim Kushtes,Vasil Rucit,Petro Rucit,Bubeqit,Ferkos,Arapit etj,etj,qe kurre nuk moren konsideraten e duhur ne ate kohe,per eleminimin e Partizanit te Beogradit,brenda ne Beograd,por ne kombetare perkedheleshin pordhacet e Tiranes.

  • Kot i shajne serbet,realiteti flet ndryshe,perderisa kosovaret vene ne mes te serbeve per tifozllek,tregon miqesine midis tyre,skemi per ti besuar me qarjet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *