Kur ekipi i Udinezes udhëtoi drejt Xhenovës për ndeshjen e Serisë A kundër Sampdorias të hënën, ndoshta nuk prisnin që ndonjë tifoz t;i shoqëronte gjatë udhëtimit. Kjo pasi duheshin të paktën pesë orë me makinë rrugëve të Italisë veriore, në temperatura të ulëta. Për më tepër, ndeshja do të shfaqej live edhe në televizion. Por sidoqoftë, ata prisnin më shumë tifozë sesa kanë gjetur në stadium: një të vetëm.
Tifozi në fjalë dukej shumë i lumtur që e kishte të gjithë stadiumin për vete, madje kishte veshur një bluzë të Sampdorias, me autografin e Daniele Gastadello-s. përveç ndeshjes, ai ka shijuar edhe bisedat me rojet që kujdesen për rendin në stadium dhe ka tundur flamurin e skuadrës së zemrës. Sidoqoftë, tifozi është dashur të kënaqej me faktin se ndoqi skuadrën e zemrës, e cila ka humbur përballë Udinezes me rezultatin 0-2.