Ndeshjet me Serbinë, pa tifozë udhëtues

anazapta

Dy ndeshjet midis Shqipërisë e Serbisë do të ofrojnë një ngarkesë të lartë emocionale, ndaj në secilën prej tyre mund të ndalohet udhëtimi i tifozëve të skuadrës mike. Takimi i parë do të luhet më 14 tetor të këtij viti në Beograd, ndërsa kthimi do të jetë më 8 tetor 2015 në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. UEFA mund të vendosë që të mos ketë tifozë udhëtues në secilën prej ndeshjeve, ashtu siç u vepruar në takimet midis Serbisë e Kroacisë në kualifikueset e botërorit brazilian. Këtë gjë e ka pohuar sekretari i federatës serbe, Zoran Lakoviç, i intervistuar nga radio B92. “E dimë që do të jenë dy ndeshje tepër të rrezikshme për sa i përket atmosferës, por besoj se me eksperiencën e akumuluar gjatë këtyre viteve do të dimë se si të përgatisim këto sfida, duke u takuar edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të na japin udhëzimet e duhura”, thotë Lakoviç. “Kemi marrë informacion se s’do të zhvillohet në kryeqytet ndeshja dhe besojmë se kjo është gjë e mirë, por një tjetër gjë pozitive mund të jetë grumbullimi jashtë qytetit kryesor, pra që të mos ketë probleme. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje me Kroacinë, ku pak a shumë është e njëjta situatë, ndaj e dimë se çfarë na pret dhe se si duhet të përballemi”. Edhe pse është e pashmangshme shfaqja e ndjenjave nacionaliste, kapiteni i kombëtares serbe, Branislav Ivanoviç, përpiqet ta ftohë situatën dhe të flasë vetëm për futboll. Në aspektin teknik ai e konsideron skuadrën e tij më të fortë se kuqezinjtë, çka e rrit presionin te Shqipëria. “Nuk duhet t’i shikojmë këto dy sfida përtej kuadrit futbollistik. Mendoj se shqiptarët kanë më shumë presion se ne, sepse Serbia ka kombëtare më cilësore. Gjithsesi, unë dua të mendoj për kualifikimin sepse në Euro 2016 do të shkojmë vetëm nëse shfaqemi më mirë se Danimarka, Armenia dhe Shqipëria”, thotë mbrojtësi i Chelsea-t, i cili e konsideron Portugalinë si favorite të paarritshme në grup.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • E vertet se do jete atmosfere e nxeht. Nje ndeshja sportive ne fushe dhe nje ndeshje politike ne shkallet e tribunave ne stadiuam dhe ne shoqeri.

    • o Enea , o…. –Kjo eshte idiotesi serbe , se jane serbet qe e propozojne o …i pabese

      Duhet te behet nje referendum popullor , se pari te largohet Jnaullatosi –Nqs keta mbajne Jnaullatosin , atehere te largohen nga partite shqitpare dhe te krijojne partine e tyre te minoritet,
      por nuk kane te drejte te drejtojne keta gjarprinj te pabese partite shqitpare dhe aq me keq nuk kane te drejte te drejtojne qeverine shqitpare,kur keta nuk e quajne veten shqiptare….\
      Race shkerdhatash …!

  • Shqiptaret e Shqiperise per te cilet behet fjala,qe do te luajne me perfaqsuesen e Serbise,nuk kan pasur acarime pevec se kohes se Komunizmit Enverist,ku vete Serbet e kan cmuar Enverin,si nje nder figurat me te devotshme ne organizimin e luftes kunder fashizmit,dhe esht dekoruar nga Tito dhe Serbet me dekoraten me te larte nga shteti i Jugosllavise se atershme!
    Problemet qe linden me vone,qysh nga pushkatimi i Koci xoxes dhe menyren e mbajtjes se pushtetit nga Enver hoxha bene qe kto mardhenje shum te mira te prishen,sidomos kur esht ber fjala per Federate,ku ashtu ose keshtu Shqiperia do te kish perfituar ne shum e shum drejtime te zhvillimit,por ne gjithnje na ka sunduar ndjenja te nacionalizmit Ekstrem,te cilat jan reflektuar gjat sundimit enverist te 45 viteve!Natyrisht nuk jan te pakta edhe ato te Serbise ndaj nesh!!?
    Vizita e Kryeministrit Rama ne Serbi,esht e domosdoshme,per shum e shum arsye,ku politika mundet te zbute sadopak problemet e nacionalizmit Ekstrem ne kete rajon,ku mundet te rishfaqen edhe nepermjet nje ndeshje futbolli!
    Mendimi im esht se mundet te reflektohen edhe toleranca,ku mundet nga njerez te vetdishem te prezamtojne vlerat e vertete njerezore,ku te respektohet publiku i ardhur ose e kunderta ne shtetet qe do te zhvillohet ndeshja,sepse vetem keshtu dy popuj do te ken mundesi te bashkepunojn ne dobi te paqes e stabilitetit ne rajon!
    Pyll pa derrra ne te dy anet,nuk ka, por te izolohen ekstremistet ne ket rast,si te demshem per paqe e stabilitet,ku interesi i nje pale te trete qe esht e interesuar per destabilitet te deshtoje nga pjekuria e publikut qe do te prezamtoje vlerat e sportit e jo vlerat e Nacionalizmit Ekstrem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *