Ndëshkimi i Berishës? Vjen nga sistemi

anazapta

Kur kërkojnë jo thjesht daljen në opozitë të klikës së Berishës, por dënimin e saj për vrasje, vjedhje dhe tradhëti kombëtare, shqiptarët kanë të drejtë. Por nuk kanë të drejtë kur pretendojnë (ky është mendimi im) që këtë ndëshkim duhet ta bëjë Edi Rama apo PS-ja, apo qoftë dhe ndonjë politikan tjetër që e artikulon (Kreshnik spahiu përshembull). Pse mendoj kështu? Sepse nuk duhet ta dënojë Rama apo kryeministri i ardhshëm, as Saliun as bandën e tij.

Duhet ta dënojë sistemi. Dhe që ta dënojë sistemi, Rama, ka një detyrë: Ka detyrën ta ndajë Pushtetin nga Drejtësia. Pastaj gjithë të tjerat vijne vete sepse dalin gjithmone te rinj karrieristë që do turren të uritur per gjah. Ndonjehere keta gjahtaret e rinj jane te padegjuar fare siç qe rasti i Di Pietros ne Itali qe tentoi te fuste në burg gjithë elitën politike të viteve ‘80, apo si ai gazetari Carl Berstain që demaskoi Ëatergate që çoi në dorëheqjen e Presidentit të Amerikës pasi i gjithë stafi i tij u arrestua.

Për mua, Berisha pa pushtet do jetë një kafshë pa mbrojtje. I vetmi shpëtim për Berishen mund të vijë nga Zoti. Ta marrë ne boten tjeter perpara se te futet ne burg. Sa per Argiten dhe Shkëlzenin me ato fitimet e tyre mujore sa një lagje shqiptarësh mbledhur bashkë, jam i sigurt që jo vetem do u bjerë menderja në ujë, por do u bjerë në acid pas ca vitesh.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *