Ministria e Brendshme ka njoftuar një tjetër aksion të madh policor, ku në kuadër të “Forcës së Ligjit” janë goditur ‘të fortët’ nëpër qytete.
Rezultatet e këtij operacioni janë bërë të ditura nga drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, ku ka dhënë informacion mbi operacionin e koduar “Ndëshkimi i të fortëve”
Operacioni është ndërmarrë nga data 20 shtator dhe do të vijojë.
“Policia e shtetit u angazhua në gjithë territorin e vendit, ku kemi goditur një tjetër grup kriminal. Operacioni policor i koduar ‘ndëshkimi i të fortëve’ vijon në çdo komisariat. Kemi një skedar emrash dhe po godasim në çdo zonë. Nga data 20 shtator FNSH dhe RENEA janë angazhuar në territor, por në heshtje. Rezultatet e javëve të para janë premtuese.“, deklaroi Ardi Veliu
“Janë arrestuar mbi 300 persona në kontrolle proaktive në territor, 160 persona të identifikuar me precedentë të konsideruar si të fortë, nga këta 70 për armëbajtje pa leje, 14 në këkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditëve të fundit policia ka goditur 4 grupe të fuqishme kriminale, pa zbulimit të një laboratori heroinë në Has, ku janë arrestuar dhjetëra persona.
Ndërkohë, policia vuri në pranga edhe dy ish-deputetë të PS.
Në përditësim…
l.h/ dita

O shtet shkërdhat, Boll arrestut njerëzit që merren me tregti droge, armësh dhe prostitucion. E gjitha kjo bëhet që të na heqin vëmëndjen nga tregtarët ambulant të misrave dhe farave që po ha pijnë gjakun dhe po na degjenerojnë jetën….
Ore ata shefat e policise se Vlores qe jane ne kerkim kur do ti arrestoni? Lerini keto shashka se koken e oktapodit e keni ne krieministri.