Ndëshkohen Skënderbeu dhe Tirana një ndeshje pa tifozë

anazapta

Komisioni i Disiplinës ka dënuar skuadrën e “Skënderbeut” dhe KF ”Tirana” për sjellje të gabuar të tifozërive të tyre, për hedhje të sendeve të forta, mjeteve ndezëse në fushën e lojës si  dhe ofendimeve të vazhdueshme. Skuadrat dënohen secili me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Po ashtu është dënuar edhe ekipi i KF ”Laci”, për sjellje të gabuar të tifozëve të tij dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me 20.000 lekë gjobë.

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e tij mori edhe disa masa ndëshkimore ndaj ekipeve të kategorive të ndryshme dhe futbollisteve për veprime antisportive në fushen e lojës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *