Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje z.Thano.
Tani që po ju shkruaj ndiej trishtimin e fëmijëve të mi të cilët janë prej tre vjetësh në një kurs karateje. Por sot stërvitjen ja u kishin ndërprerë tatimorët sepse i kërkonin mësuesit të karatesë NIPT.
Nuk e di, por ky mësuesi ka 8 fëmijë në kurs. Me lekët e këtyre fëmijëve ai mezi mbulon qiranë e ambientit. Ai i stërvit fëmijët ngaqë e ka pasion dhe jo për fitim. Ai i stërvit fëmijët përreth një orë e gjysmë në ditë. E si mund të nxjerrë ai NIPT dhe të sigurohet në këto kushte? Unë mendoj se shteti këta njerëz duhet t’i përkrahë sepse nesër ndonjë nga këta fëmijë mund të përfaqësojë vendin tonë në arenat evropiane, por mund të bëhet dhe një polic i zoti.
Po a ka logjikë që t’i kërkosh këtij për një orë e gjysmë që stërvit 8 fëmijë të paguajë taksa? Ai nuk e ka palestër që rri hapur 16 orë, por vetëm një orë e gjysmë. Prandaj qeveria, Drejtoresha e Tatimeve duhet t’i veçojnë këto raste.
