Letër e nënshkruar
Skerdilaid Sulozeqi
Çështja e madhe dhe e turbullt e ardhjes së 1300 tonëve armë kimike siriane për t’u asgjësuar në Shqiperi, iu kalli datën gjithë shqiptarëve të mëdhenj e të vegjël në Shqipëri dhe kudo që ndodheshin.
Ankth, frikë, mendime, akuza dhe protesta. Si një i ri i këtij vendi, duke njohur historinë tonë dhe marrëdhëniet me SHBA-të, unë si gjithë shqiptarët i jam mirënjohës Uashingtonit, ku që nga Lufta e Parë Botërore Presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson me vendimet e tij shpëtoi Shqipërinë nga coptimi total në favor të fqinjëve tanë, si dhe në fushatën e NATO-s e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndali masakrën dhe luftën e Serbëve kundrejt shqiptarëve autoktonë të Kosovës, por s’do të harrojmë kurrë mbështetjen e pamasë për shpalljen e Pavarësisë të Shtetit Shqiptar të Kosovës. Përfaqësuesi i SHBA-ve në vendin tonë z.Arvizu, u shpreh i zhgënjyer nga vendimi që u mor, por unë ndihem i lumtur për këtë provë demokracie që rinia shqiptare dha.
