“Ndihem keq, por jam krenar”, babai i Tahirit: “Jam me kokën lart se djali ka punuar shumë për PS-në dhe për Policinë”

redaktor

 

 

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë pas dënimit të djalit që sot u transferua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 3.4 vite burg.

Në një intervistë për faqen 5pyetje.al, Bashkim Tahiri u shpreh se ndihet keq për dënimin, por që është krenar për djalin, pasi sipas tij, nuk i ka shkelur njeriu në kallo dhe nuk është implikuar në asnjë nga çështje për të cilat iu ngritën dhe akuzat.

“Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak. Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vjedhur njeri, nuk ka vrarë njeri.

Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe policinë,”- tha ai.

Pas dërgimit në qeli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë.

“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.

Pas dënimit të Saimir Tahirit, socialistët heshtën në media, por disa prej tyre, Bashkim Tahiri tha se e kishin telefonuar.

“Mua më kanë marrë deputetë individualisht,”- shtoi ai.

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë deri më sot, kur u transferua në burgun e Fierit ku dhe do të vuajë dënimin.

n.s. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Tahirin e denoi Kimetja me ramutin kaq
    te gjithe e dine po me goje s’e thote kush

    turp i rende per gjith lakejte e ramutit ne parlament nga Pisi

    • Dritan Zagari po te kishte dy fije burreri qendronte e perballej me gjykimin,nuk ikte si miu ne zvicer.Ai mund te kete bere lojen e trafikanteve te vertete dhe ia mbathi.Saimiri doli perballe dhe u denua pa asnje fakt.Sa per ate,Enverin,je shume larg.Enveri punoi vetem gjate luftes me pseudonim,ti intelektuhale ke gjithe jeten.Emrin ,jo pseudonimin o intelektuhale i Qypnise.Pastaj te themi kujt i sherbeve me pseudonimin “intelektuali,bisturia,penicillina,

  • Politika behet e “komplikuar” kur ke vendosur te shkelesh ligjin. Ne te kunderten do te ishte gjeja me e thjeshte ne bote.

  • Keshtu si babai i Kapobandes se Habilajve te Vlores deklaronin edhe viktimat komuniste te Enverit dhe te Partise se Punes pasi Bosi kishte vendosur t’u priste koken dhe t’i hidhte ne halen e historise:

    TE RROJE PARTIA DHE ENVERI SE NE KEMI PUNUAR PER PARTINE E PUNES, AMANET FAMILJEN!

    Mirpo Babai krenar i Saje Qorrit harron me qellim t’i kerkoje falje familjes se Komisarit te Policise te Vlores, Dritan Zagani qe tregoi i pari me gisht Kapobanden e Habilajve kusho te ministrit beniamin te Edi Rames qe pas pilafit rezultoi se kishte plotesisht te drejte ne akuzat e tij duke gjykuar nga vendimi i Gjykates megjithese sa per sy e faqe si nje rezil i vendit tone qe kerkon te futet ne BE,

    prandaj:

    intelektuali te thote o babai krenar i kriminelit Saje Qorri:

    MOS U BE KRENAR ME DJALIN TEND QE MASAKROI KOMISARIN E POLICISE, DRITAN ZAGANI VETEM SEPSE KREU ME NDERSHEMRI DETYREN DHE TREGOI TE VERTETEN E HIDHUR TE DROGES ME PUSHTET!

  • A ju kujtohet seti farmaceutik qe te gjithe shoferet duhet te blinin se gjobiteshin po te mos ishte si ato qe kishte farmacisti i shitjeve me shumice Bashkim Tahiri

  • Ai birboja yt ka punuar fort fare per PS, kjo eshte e vertete or babloku. Por ama edhe partia fort fare e mbrojti deri sa arriti tek ky denimi qe birboja yt gezon sot.

  • Po te kishte shkelur njeri ne kallo ,xhaxha ,nuk do ta kishe gjalle sot djalin.Ti e di si punon mafia,nuk te fal po e shkele ne kallo.

  • Lekurekuqte edhe kur dhit….en ne breke, jane absolutisht krenare per eren e rende qe perhapin. Nuk kane faj. Jane pjese e kultit te skizofreneve. C’fare thote Partia, keta e bejne me krenari, pa vendosur fare ne pune ato dy neuronet qe ju ka dhene perendia brenda asaj kafkes se shemtuar mbi shpine. Ca e bejne nga idiotlleku, e ca nga hipokrizia. Jane turme specifika zvarranikesh keta.

  • Per here te pare u denua nje ish minister( te themi ‘u denua’), e babai i tij thote se eshte krenar, qe do te thote se jemi ne rruge te mbare(gremine ate qe kemi nisur qe moti)….pale, ka bere nje pune ‘te mrekullueshme’ me policine e shtetit! Dihej ajo pune, e lane grupi trapojan i kuliceve dhe e moren grupi i ali pashe tepelenes.vampire te paret, vampire edhe ata qe pasuan! Per pak harrova, ka nje kontribut te madh po ashtu ne trasformimin e PS-se, ne partine SocialSSaliste ne sherbim te Edvinit! Hajt se partia do te kujdeset per gjithcka, brenda vitit mund ta kemi jashte per sjelle te mire, vetem drejtesi s’ka per te pasur kurre ai vend me mentalitet hienash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *