Ndihma ekonomike, 4 hapat si të aplikoni online!

Leda Hysa

Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera, edhe procedurat e përfitimit të ndihmës ekonomike duhet të bëhen online. Përkundrejt paqartësive të shumta të shfaqura gjatë këtyre ditëve, ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror bëjnë me dije hapat konkrete që duhet të ndjekë çdo familje për të përfituar pagesën e ndihmës ekonomike. E gjithë procedura do të zhvillohet me plotësimin e formularit të aplikimit online.

“Bazuar në Urdhrin nr. 213, datë 31/03/2020 të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga Covid19 të aplikuesve për Ndihmë ekonomike” aplikimet për ndihmën ekonomike do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose postare”, bëjnë me dije ekspertët e Shërbimi Social Shtetëror.

Në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror www.sherbimisocial.gov.al, tashmë gjeni formularin e aplikimit për pagesën e ndihmës ekonomike, si edhe kontaktet e të gjithë administratorëve shoqërorë të specifikuar për të gjitha qarqet në vend, të cilët do t’ju vijnë në ndihmë për të plotësuar sa më saktë këtë formular.

Pasi të keni hapur këtë faqe online mund të shkarkoni formularin dhe të nisni me plotësimin e të dhënave në çdo rubrikë të përcaktuar në formular, të dhëna të cilat duhet të plotësohen me shumë kujdes, kjo pasi konfirmojnë nëse ju keni të drejtë për të përfituar këtë pagesë, ose jo.

Në përfundim të plotësimit të të gjitha të dhënave që kërkohen, ju duhet që të bëni dërgimin e këtij formulari nëpërmjet një adrese e-maili në njësinë administrative ku banoni. Për rastet kur nuk mund të bëhet dërgimi i formularit të plotësuar nëpërmjet e-mailit, ju mund ta nisni atë në rrugë postare.

Ekspertët e këtij institucioni sqarojnë më tej se nuk këshillohet plotësimi i formularit nëpërmjet telefonit, pasi të dhënat e marra në këtë formë mund të jenë të papërpunueshme e për rrjedhojë mund të rrezikoni që të mos merrni në kohë pagesën e ndihmës ekonomike, kjo edhe pse jeni në kushte të plota për të përfituar.

Pagesën e ndihmës ekonomike mund ta përfitojnë familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, jetimët të cilët nuk janë në institucione, prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe fëmijët e vendosur në shërbimin e kujdestarisë

Hapat e nevojshëm për t’u ndjekur janë:

  1. Hapni faqen e Shërbimit Social Shtetëror në web www.sherbimisocial.gov.al.
  2. Në banerin kryesor gjendet formulari dhe të dhënat e administratorëve shoqërorë në të gjithë Shqipërinë.
  3. Shkarkoni formularin i cili është i editueshëm në kompjuter.
  4. Pasi të plotësohet, ky formular duhet të niset me e-mail në njësinë administrative ku banoni ose me postë në rast se nuk e dërgoni dot me e-mail.

KUJDES: Formulari duhet të plotësohet në kompjuter, në telefon mund të jetë i papërpunueshëm!

 

p.k\Dita

Share This Article
10 Comments
  • Pershendetje!
    Doja te ju beja me dije se jam duke aplikuar per ndihme ekonomike dhe bduke ndjekur hapat qe ju paraqisni me siper nuk me rezulton formular ne sistem
    Ju lutem nese e keni te mundur me ndihmoni me dergimin e formularit
    Faleminderit!

  • Dua te aplikoj per ndihme ekonomike se jam papun un dhe gruja jam veti 4 ca me ba as leje per te leviz nuk me japin kam apliku per leje nuk me kan dhen ju lutem na ktheni pergji

    • Pershendetje dua te aplikoj per ndim ekonomike jam papun jemi ne kushte jetese shum te veshtira ju lutem me dergoni formularin

  • Pershendetje dua te aplikoj per ndihme ekonomike Jam nje nene me nje femije te vogel pa Pune si mund te aplikoj cfare procedura duhet te ndjek

  • Pershendetje jam nje vajze e nje nene 54 vjec shum te vuajtur ka edh 2 semundje kronik dhe me 7 femij asnje pensjon si esht lidh asnje ndime ekonomike tashi ne familjen ton jetojm 9 pjestran ku nuk kemi as pun asnje ndime ekonomike si mund te jetojm me cfre do ushqehemi ilac e mami me cfre do ti marrim me nje pensjon qe merr babi 70 milek te vjetra ku do ven drita uji apo ushqim apo ilac si mund te aplikojm per ndime ekonomike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *