Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk mat varfërinë, pasi prej vitesh nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.
Ndonëse trajton me ndihmë ekonomike mbi 80 000 familje, ku pagesa maksimale është 8 mijë leke të reja, kjo shumë nuk është vlerësuar duke pasur parasysh çmimet e produkteve të shportës dhe konsumit.
Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar se shteti shqiptar paguan më shumë për një të burgosur se sa për një familje të varfër.
“Nëse nuk ke një minimum jetik nuk di si të zbusësh varfërinë në vend. Për një të burgosur paguajme 12 euro në ditë, ndërkohë që një familje merr 8 mijë leke të reja në muaj”, thotë Rinald Muça, KLSH.
KLSH e konsideron jo efektive skemën e re të ndihmës ekonomike dhe madje aludon që është një skemë abuzive, pasi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë formulën e përllogaritjes së pikëve për një familje që meriton të jetë pjesë e skemës, por nuk i është vënë në dispozicion.
Nga ana tjetër, KLSH ngre shqetësim për një tjetër kategori personash që përfitojnë nga ndihma ekonomike siç janë jetimët pasi dalin nga institucionet e përkujdesjes dhe viktimat e dhunës.
“Deri pa dalë vendimi i gjykatës këta nuk marrin ndihmë”, thotë Muça për Top Channel.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që deri në shtator të këtij viti të ketë përllogaritur minimumin jetik të shqiptarëve.
s.a/dita

Qeveria shikon te kujdeset si te bej ndonje tender, po te shpall minimumin jetik i bie qe gjithe pensionistet jane te falimentuar. Pervec kesaj punonjesi kur eshte ne pune paguan sigurime shoqerore gjate gjithe viteve te punes, nderkohe kur i mbyllet vendi i punes ai paguhet vetem 1 vit me nje vlere mujore mes 6000 – 7000 lek/muaj. A nuk duhet qe shteti ti kthej pas leket qe ka kontribuar derisa te gjej nje vend pune tjeter? Apo edhe keto duhen per ndonje tender apo ppp.
Personat me ndihme ekonomike, kjo qeveri, (TE GJITHA , QE PREJ AFRO 30 VJETESH), nuk i quan qytetare me te drejta kushtetuese, por ..barre buxheti, pasi qytetare te vertete quan; ish te “perndjekurit”, “ish pronaret”, “biznesmen…qenet, partiaket etj.. ps. dhe thone ; sa i eger ishte..KOMUNIZMI…
Minimumi jetik per nje person duhet te jete 40’000 lek te reja. Po kaq duhet te jete edhe pensioni me vogel. Sepse tashme jane te ngritura te gjitha çmimet. Dihet tashme se me çmimet e ngritura tashme fatura energji elektrike + uje ka arritur rreth 10’000 lek te reja dhe 30’000 lek te reja te tjera per te ngrene, per te blere ilaçe, sepse eshte e genjeshter qe shendetesia eshte falas.
Gjithashtu eshte nje turp i madh dhe nje paftyresi e madhe qe pordhaci, demagogu, mashtruesi EDI KRISTAQ ANETA RAMA kerkon te rrise çmimin per kWh te energjise elektrike biznesit te bukes. Kjo ndodh sepse ky biznes qe eshte biznes i prodhimeve te produkteve te MIELLIT, prodhon si produkte te miellit jo vetem buke, por edhe torta, pasta, bakllava, etj.
Pra, ky piseveng kerkon qe ky biznes te prodhoje vetem dhe vetem BUKEN e PERDITESHME dhe ne asnje menyre embelsira.
Pra, nje i varfer, i mjeruar dhe nje pensionist duhet te haje vetem buken thate dhe mos ti shkoje mendja per nje gje te embel, embelsire.
Kjo pra eshte qeveria e “rilindjes” e pushtit EDI KRISTAQ ANETA RAMA.
Ketij personi, ketij barboni dhe endacaku te rrugeve te Parisit duhet ti tregohet vendi duke e larguar sa me pare nga pusht-teti. Difekti qendron se nuk kemi as opozite. Me LULZIM BASHEN nuk behet opozite. Tung.