Një popull i tërë i ka sytë tek qeveria Rama. Një popull i tërë ndjek çdo hap që kjo qeveri po hedh në hapat e saj të para në rindërtimin e një vëndi keq të gjymtuar dhe keq të vjedhur e gjakosur nga regjimi shkatërrues berishian. Një popull i tërë vuri shpresat në votën që lëshoi në kutitë e votimeve në 23 Qershor. Në atë votë ishte dëshira e fortë dhe e zjarrtë për moskthim mbrapa. Në atë copë letër njerëzit shprehën dëshirën e fortë të realizimit të ëndrrës së tyre 23 vjeçare për ta parë Shqipërinë “nji zojë me kryet mbi hi” e me këmbë në gjelbërim. Në atë votë shqiptarët thanë: “Jo më në kurriz tonë!”, “Jo më thika në zemër të Shqipërisë!”, “Jo më marrëveshje vasale që e bëjnë Shqipërinë “kosh plehrash për të huajt!”, “Duam dinjitet!”, “Duam Mirëqënie!”, “Duam të ecim me hapin e Europës!” Në atë votë populli shqiptar shprehu dëshira të thëna e të pathëna për një jetë më të mirë, për ta, për nipërit e mbesat e tyre, dhe gjithë brezat që do të vinë më pas. Dhe populli shqiptar dëshiron që këto aspirata që lëshoi brenda kutisë së votimit të plotësohen katërcipërisht, dhe ndjek me vëmëndje, me drithërim çdo akt që qeveria Rama merr, çdo emërim që qeveria Rama zyrtarizon sepse dëshiron që shpresat e shprehura në atë votë të reflektohen në veprimet e qeverisë shqiptare. Dhe duket në disa nivele se po bëhen disa gjëra që shprehin disi këto aspirata të shprehura në votën e 23 Qershorit.
Dhe papritur shqipëtarët lexojnë nëpër gazeta pjesëza të një fjale që z.Rama që ka mbajtur në një mbledhje të Ministrisë së Mbrojtjes më 11 Nëntor, deklarime që i kujtojnë një rregjim që ata sapo e hodhën poshtë me votën e tyre dinjitoze.
“E ndjej për detyrë të lartë që nga ky shesh të nënvizoj se liria, paqja e siguria që kemi si një vend i NATO-s nuk janë të mira natyrore e as të dhëna njëherë e përgjithmonë. Ato qëndrojnë falë shërbimit dinjitoz të ushtarakëve që i shërbejnë paqes jo vetëm brenda vendit, por edhe në fronte të ashpra. Populli u ka borxh mirënjohjen, ndërkohë që qeveria u ka borxh vëmendjen dhe mbështetjen më të plotë”- është shprehur z.Rama.
“Ne i japim rëndësi partneritetit me SHBA. Falë SHBA, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë kudo ku banojnë në rajonin tonë, por qeveria i jep rëndësi të posaçme edhe çuarjes përpara me shpejtësi dhe efikasitet reformës së gjithanshme të FA, ristrukturimin organizativ, sistemin e edukimit, realizimin cilësor të detyrimeve tona”- ka vazhduar ai.
Këto dy paragrafe të shkëputura nga fjalimi i z.Rama tingëllojnë keq në shpirtin shqiptar, se i duket sikur dëgjojnë të njëjtin avaz të vjetër dhe i jehojnë keq në kokë shqiptarëve dhe e turbullojnë rëndë shpirtin e tyre. Ato duken sikur janë dhënë si përgjigje për kritikat që po bëhen në Shqipëri nga të gjitha anët në lidhje me importimin e kimikateve nga Siria në Shqipëri. I bën shqiptarët të ndjehen të pashpresë për të ardhmen e tyre, ndërsa ata zgjodhën para pak muajsh një qeveri që duhet të shikonte interesat e tyre dhe jo të të huajve.
Një specialist amerikan, Dan Kaszeta*, shkruan në Bloomberg.com në lidhje me kimikatet e Sirisë se ka vështirësi dhe rrezikshmëri të madhe në transportimin e një sasie kaq të madhe kimikatesh prej 1000 tonësh. E vetmja herë që është bërë një gjë e tillë thekson ai ka qënë kur SHBA, “Në operacionin Steel Box in 1990, lëvizi në një territor amerikan, në ishullin Johnston Atoll, në jug të Paqësorit nga Gjermania perëndimore një sasi shumë më të madhe se kjo që është gjetur në Siri, dhe u bë me sukses”.
Ai gjithashtu shkruan se “Turqia mund të kundërshtojë kalimin e këtyre kimikateve nëpërmjet Dardanelleve anash Stambollit. Danimarka dhe Suedia nuk do ta lejonin një gjë të tillë nëpërmjet Balltikut.”
Pastaj ai jep si mundësi për shkatërrimin e këtyre kimikateve Shqipërinë si varianti më i mundshëm duke ditur mentalitetin vasal të qeverive shqipëtare si dhe faktin që qenka një impiant në Qafmollë me kapacitet djegje 16 ton i ndërtuar nga Amerikanët. “Kjo e bën Shqipërinë mundësinë më pak të keqe për asgjësimin e armëve kimike Siriane.” Shprehet ai dhe thekson, “Mund të marrë vite të tëra për një impiant me kapacitet 16 ton djegie të agjentëve kimikalë (si i Qafmollës. Shënim i autores), të shkatërrojë 1000 ton.”
Po të bësh analizën dhe matematikën e kësaj ekspertize, të lindin pyetje të shumta.
E para: Përse qeveria Amerikane nuk bën transportimin e këtyre kimikateve përsëri në të njëjtin vend si në rastin e Gjermanisë? (llogjikisht është më i sigurtë transportimi i kimikateve përgjatë një vije ujore larg qëndrave të banuara dhe shkatërrimi i tyre në një ishull të largët, dhe natyrisht kushton shumë më shtrenjtë se po te bëhet në Shqipëri. Por a është fati i popujve më i rëndësishëm se paratë?)
E dyta: A e ka llogaritur qeveria Amerikane sa vite do t’i duhet impiantit të Qafmollës të shkatërrojë në mënyrë të sigurtë këto kimikate? (n.q.s supozojmë që 16 ton digjen për një vit, duhen 62 vjetë e më shumë për të djegur 1000 ton, po të jëtë gjysëm viti, do të duhen 32 vjet për këto kimikate të mbeten në ambientin shqiptar në pritje)
E treta: Ku do të depozitohen ndërkohë që këto kimikate prej 1000 tonësh që do të “presin” të shkatërrohen? Si do ta efektojnë ambientin dhe jetën e njerëzve dhe gjallesave gjatë këtyre viteve të gjatë këto kimikate?
E katërta: Kur të gjithë po kundërshtojnë edhe kalimin ujor në afërsi të territoreve të tyre, të këtyre kimikateve, përse ne duhet të lejojmë që këto armë kimike të rrezikëshme të kalojnë në tokën shqiptare dhe të depozitohen per vite të tëra në Shqipëri për t’u shkatërruar aty?
E pesta: Si ndjehen shqiptarët kur lexojnë se si shprehet Dan Kaszeta, “N.q.s. këto kimikate transportohen nga Siria në mënyrë të sigurtë, do të ketë akoma pengesa që do të përballohen në Shqipëri. Është një vend i varfër. Bota duhet të paguajë një çmim të lartë për të përmbushur këtë detyrë. Siguria dhe korrupsioni janë një problem atje. Shqipëria është një qendër kontrabande dhe krimi të organizuar?” Dhe rrjedhimisht ju lind pyetja: Përse qeveria Amerikane rrezikon të bjerë kimikate të tilla të rrezikshme në një vend të tillë, në të cilin mendon se ekziston kaosi dhe kriminaliteti dhe ato armë kimike mund të bien në duar të pasigurta?
Zoti Rama, në përgjigje të deklaratave të tuaja të mësipërme, shqiptarët kanë të drejtë të thonë: Ju nuk punoni për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikë. Ju nuk i keni asnjë borxh qeverisë amerikane apo NATO-s kur vjen puna për një problem të tillë. Ju jeni zgjedhur nga populli shqiptar të plotësoni shpresat dhe kërkesat e këtij populli dhe jo të kërkesave absurde Amerikane apo të kujtdo qoftë. N.q.s. Amerika dhe Europa na kanë ndihmuar, e kanë bërë për hir të zhvillimit të proçeseve demokratike në Shqipëri dhe jo të na kthejnë në në një vend vasal dhe kazan mbeturinash ku të shprazin plehrat e botës pa asnjë përfillje për popullin shqipëtar, si dhe sigurinë dhe ardhmërinë e tij.
I vetmi detyrim që ju keni zoti Rama, është ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askujt tjetër! Ne shqiptarët ju prumë në pushtet! I thoni jo zbarkimit të lëndëve kimike në Shqipëri për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tuaj, dinjitetin e kombit shqiptar, si dhe dhe ardhmërinë e Ambientit dhe të ekologjisë Shqipëtare!
*Referencë: http://www.bloomberg.com/news/2013-11-10/send-syria-s-chemical-arms-to-albania.html
** Dan Kaszeta është një ish-oficer në ushtrinë e SHBA Trupave Kimike dhe ish-anëtar i Shërbimit Sekret të SHBA. Tani është duke punuar si konsulent i pavarur. Ai ka një përvojë 22 vjeçare në fushën e mbrojtjes kimike.

Kjo eshte skandaloze –Ne demokraci dhe na kekrojne vasalitet
Ishim ne komunizem me Stalinin dhe ai na dha qindra miliarda dollare ne uzina, fabrika, hidrocentrale , kombinte, spitale, armatime moderne, akademi moderne, specializime falas …dhe nuk na kekroi azgje fareeeee
Nuk na kerkoi as para per ato qe na dha, dhe as na kekroi ndonje vasalitet qe te mernim pjese ne ndonje lufte ku futej rusi atehere…..Absolutisht asnje lloj kerkese
I ke thene te gjitha, ke ngritur te gjitha pyetjet qe nje njeri me pak, por vetem me pak mend ne koke mund te mendonte dhe te fliste. Per fat te keq servilizmi, korupsioni, vasaliteti eshte futur thelle ne çdo cep te shoqerise shqiptare, duke filluar nga i pari mender Kryeministri tone i nderuar qe na hoqi plehrat dhe do te na sjelli armet.
Raimond, edhe kinezet ndertuan Fierzen, Metalurgjikun plus qe na dhane dhe pajisje per ushtrine qe na e kishte friken dhe Greqia e Italia.
MELLNJEJA GRYKEN ATY KU JANE
SE KOSTOJA ESHTE ME E LIRE.
SE DEMET JANE O-RO.
SHPETOJN MIJRA MILJE DETE PA U NDOTUR DHE DHJETRA SHTETA PA U HELMUAR.!
perse ato te mos asgjesohen atje ku ishin.? Mie tha Baki Mu Ato do te shktrrohen ne Siri.! Nuk ka perse te ngjallet konflikt ne mes perendimit dhe shqiperis. Shgqiperia ka len ne dispozicion te gjith bazat ushtarake te NATOS gje qe asnjeh nuk ka kundershtur.Ndersa sa u perket armeve komike keto duhet te behen ne Siri pasi atj kostoja eshte me e lire.Nuk ndotin disa shtete dhe ujrea gjat transporti,.
Me mire eshte ti zihet firoma nje burim helmi aty ku buron se sa te helmoje mijra milje dete dhjetra shtete dhe popullsi te tyre.
MBYLLEJANI GRYKEN ATY KU ESHTE GRUMBULLUAR DHE MOS E SHPERNDANI KU TE HELMOJ BOTEN.!
Shume nervozuese kjo situate.Nga jera ane te gjitha mediat saktesojne pune te mbaruar transportin e armeve kimike ne Shqiperi, Kryeministri yne deklaron se do jete transparent pasi te merret vendimi!!!! Perse duhet te prese te marre vendim. A nuk eshte e mira te pozicionohet ne shumicen e ketij populli te varfer dhe te lodhur nga pseudodemakrica e 23-viteve te fundit dhe te deklaroje se do shpalle vendimin e ketij populli i cili po e thote me menyra te ndryshme nga heret e tjera ku ka qene e ndaluar.
A eshte Turp qe femijet ne shkolla diskutojne se do te lindin femije me dy koka nese keto helme do te vine ne Shqiperi. vetem per kete duhet urgjent ti ktheje pergjigje aleateve te “ndershem” amerikane se do vendose ate qe do zgjedhe populli i cili zyratrisht asnjehere nuk eshte informuar nga qeveria, sakte dhe me ndershemeri per rrezikun qe i kanoset.
Po ajo OPOZITA ku eshte? Me mire te dale ne shi dhe te beje foto per votat te shitura me cmim te ulet apo duhet te ngrihet dhe ti ti bashkohet protestave te popullit duke fituar dhe keshtu piket qe i humben ne qeverisjen e tyre. Per cfare kane frike ish-udheheqesit e djeshem? kane frike te ngrihen kunder amerikaneve qe i dine me rrenje ku i kane llogarite e tyre te pista bankare?
heroin nga sharlatani i ndan vetem nje gjykim i drejte ose i gabuar qofte ai. por ne kete rast nuk behet fjale per nje gabim cfaredo por per cfarosjen e nje populli dhe ky popull eshte populli yt more edvin?
O burra mbeshtesni Edi Rramen se edhe ai si ne eshte dhe me patriot ,intelektual, njerezor europian et..edhe ai do te mbroje vehten tone dhe femite tane por ne kete derexhe qe e kane sjelle vendin Sailinjte,shpellare me shoke ai te vetmen menyre qe te bej dicka per kete vend eshte te pranoj (i detyruar), prandaj o burraaaa ta mbeshtesim te ngrihemi dhe te dalim ne per te mbrojtur vehten tone dhe femite tane!!!!!!!!!!
Një popull i tërë i ka sytë tek qeveria Rama. Një popull i tërë ndjek çdo hap që kjo qeveri po hedh në hapat e saj të para në rindërtimin e një vëndi keq të gjymtuar dhe keq të vjedhur e gjakosur nga regjimi shkatërrues berishian. Një popull i tërë vuri shpresat në votën që lëshoi në kutitë e votimeve në 23 Qershor. Në atë votë ishte dëshira e fortë dhe e zjarrtë për moskthim mbrapa. Në atë copë letër njerëzit shprehën dëshirën e fortë të realizimit të ëndrrës së tyre 23 vjeçare për ta parë Shqipërinë “nji zojë me kryet mbi hi”…….Në atë votë shqiptarët thanë: “Jo më në kurriz tonë!”, “Jo më thika në zemër të Shqipërisë!”, “Jo më marrëveshje vasale që e bëjnë Shqipërinë “kosh plehrash për të huajt!”, “Duam dinjitet!”, “Duam Mirëqënie!”, “Duam të ecim me hapin e Europës!” Në atë votë populli shqiptar shprehu dëshira të thëna e të pathëna për një jetë më të mirë, për ta, për nipërit e mbesat e tyre, dhe gjithë brezat që do të vinë më pas. Dhe populli shqiptar dëshiron që këto aspirata që lëshoi brenda kutisë së votimit të plotësohen katërcipërisht, dhe ndjek me vëmëndje, me drithërim çdo akt që qeveria Rama merr, çdo emërim që qeveria Rama zyrtarizon sepse dëshiron që shpresat e shprehura në atë votë të reflektohen në veprimet e qeverisë shqiptare. Dhe duket në disa nivele se po bëhen disa gjëra që shprehin disi këto aspirata të shprehura në votën e 23 Qershorit…..i shkeputa keto vargje nga shkrimi i znj.Nimfa.qe ka bere nje shkrim sa te larte dhe shume te qarte per lexuesit,pse jo edhe keqdashesit si opozita qe po e bene jo per sjelljen e helmeve,por per interesat e saj,duke u fshehur mbas kurrizit te popullit ne proteste..e keto lexohen nga thirjet e cdo gjeje….Nuk doli para drejtesise i biri i saliserbit,Shkelzen berisha per shkaterrimet ne Gerdec qe mori 26 jete njerzore….apo armet kimike te Serbise qe demontojqe e i pranoij ne heshtje,tinxari e tradhetari pranoj saliserbi??? apo po i mbulojne situatat e sotme…Kerkoje qe ketu prokororia qe nuk ka vepru te veproje…
Dua te theksoj se rruget e drejtimit te qeverise ndahen..ato te saliserbit qe per protestat p[aqesore vrau 4 demostrues ne 21 janar 2011 me min.brendshem Lulzimin e hajnise ,qe hajduti kryeson opoziten…qe bertete jo vetem per ato qe vete i ka ba e asnjehere nuk u mor i pandehur….por Edvin Rama…po e lejpon popullin e lire te protestoje ,bile po deklaron se..:”nuk lejoj e as nuk firmos asgje qe bie ndesh me jeten e mireqenien e popullit….Lexoni o komentues se kjo nuk do te ndodh kurre.por sic thate ne shkrim edhe znj.Nimfa se…..Një specialist amerikan, Dan Kaszeta*, shkruan në Bloomberg.com në lidhje me kimikatet e Sirisë se ka vështirësi dhe rrezikshmëri të madhe në transportimin e një sasie kaq të madhe kimikatesh prej 1000 tonësh. E vetmja herë që është bërë një gjë e tillë thekson ai ka qënë kur SHBA, “Në operacionin Steel Box in 1990, lëvizi në një territor amerikan, në ishullin Johnston Atoll, në jug të Paqësorit nga Gjermania perëndimore një sasi shumë më të madhe se kjo që është gjetur në Siri, dhe u bë me sukses”….dhe besoj se kjo do te jete dhe zgjidhja……Sali serbi e ka shitur shqiperise tek ruso serbi…do te dalin edhe firmat e tij tradhetare…..mos bini pre e provokime te tij,etiketimeve dhe epiteteve qe goja e piset e tij ,nxjerr per Edi Ramen…sepse lista e hajduteve e te korruptuarve te pushtetit dhe oborit familjare te sali serbit ..po i kalon prokororise dhe priten te shpallen arrestimet….kete shiko o popull e ju lexues….
Per sa me siper leni protestat, perpiloni listat per firmat me referendum kunder sjelljes armeve kimike…dhe kjo tregon kulturen e popullit shqiptare….
Mos i sherbeni saliserb tradhetarit..qe beri ai veprime te tilla e ka goje e flet..te arrestohet.