Ndihmë nga Emiratet e Bashkuara për energjinë e rinovueshme

Saimir Lleshi

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.

Gjatë bisedës, Gjiknuri u ndal në hapësirat që ofron vendi ynë për investimet në projektet për energji të rinovueshme, veçanërisht në energjitë diellore. Gjithashtu, ju kushtua rëndësi investimit për rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesat publike.

Duke vlerësuar se Shqipëria ka ende nevojë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë, ministri ftoi investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe që të bëhen pjesë e projekteve të gjenerimit nga burimet ujore apo ato diellore, prodhimin e energjisë nga TEC-et dhe perspektivën e zhvillimit të tregut të gazit.

Ministri kërkoi edhe asistencë teknike nga Emiratet e Bashkuara në fushat e energjive të rinovueshme, eficencës së energjisë dhe krijimit të Fondit të Efiçencës.

Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se vendi i tij aktualisht është prodhuesi i celulave fotovoltaike për panele të energjisë diellore me çmimin më të ulët në botë.

Ai u shpreh i hapur për mundësi investimi në projektet që lidhen me energjitë e rinovueshme-diellore, zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *