Janë shumë të rralla rastet kur njeriu ndodhet në vëndin e duhur, tamam në kohën e duhur. Kur ndodhin këto janë raste fatlume, dhe sidomos në ato raste kur nga këto ndodhira përveç personit, fiton veçanërisht shoqërija. Siç i ka ndodhur dy ditë më parë “gjuetares” të Ditës, gazetares Entela Resulit. Mund të shkruash e botosh mijra faqe studime apo analiza për të përcaktuar nivelin e administratës shtetërore, e prap mund të mos ja dalësh, ashtu siç ja ka arritur këjo “sy pushkë” me jo më tepër se një faqe e gjysëm gazete, nga pena e të cilës kanë dalë fiks 8 pyetje dhe me diferencë që ka dalë nga goja e buzëqeshur e zëvëndës ministres të Ministrisë së Mirëqënjes Sociale zonjës Sula.
I lutem zonjës të rëndë “Dita” të më plotësojë dy kërkesa.
Të parën, që ka të bëjë me kryeministrin tonë do ta parashtroj tani dhe të dytën, një mendim timin në fund. Fillimisht me kryeministrin, thjeshtë me qëllimin e mirë për t’i bërë të ditur atij zgjidhjen përfundimtare të çështjes të punësimit, të cilën patjetër ai duhet ta dëgjojë, për hir të interesit të popullit e mbarë rajonin. Ndofta e kemi fatin që ndihmësi i tij “me famë” i shtypit, do të gjej mundësinë që me dy rreshta, do të mund ti shprehi esencën, të cilën pas një lloj shtjellimi, me qëllimin e mirë të ndihmës, do përpiqem ta formuloj edhe vetë me të drejtën e “bilbil fryrësit” të parë. Tashmë ato 300 mijë vëndet e reja të punës të premtuara nuk i shoh më si të tilla, por si një realitet që mund të preket edhe më parë se afati i parashikuar. Si? Thjesht, aq thjeshtë sa ç’bëjnë një edhe një.
Por, lexuesi i nderuar duhet të bëj pak kujdes gjatë leximit, që të mos i bjerë nofulla për tokë nga habija. Me që jam i bindur se kemi të bëjmë me një fenomen, të cilin do të jetë i detyruar ta pranojë edhe vetë kryeministri, ndofta vetë ky do ta mari kurajon ta emërojë këtë zëvëndësministre si zëvëndëskryeministre dhe t’i akordojë asaj titullin e lartë të “Pishtares të Rilindokracisë”.
Të gjithë flasin për papunësinë, por asnjëherë nuk është kuptuar se ç’përfaqëson këjo. Ç’është puna, ç’është tregu i punës në Shqipëri? Errësirë nga do, gjithëkush mendon se ajo është një çështje e pakuptueshme, e pakapshme nga një mëndje e zakontë, një shenjë e errët në univers. Por jo! Nuk qënka aq e komplikuar, përkundrazi. Ja se me sa madhështi e zbërthen zëvëndësministrja.
“ Nëse do përdorja një fjalë për ta përshkruar tregun e punës në Shqipëri, ajo fjalë do të ishte: dinamike! Ky dinamizëm shfaqet dhe ndikohet në disa rrafshe: në atë global, europian, ballkanik dhe natyrisht kombëtar”.
E jo vetëm kaq. Ka edhe më, dora e ndjeshme e kësaj udhëheqëse di të na e japi këtë çudi, porsi ai skulptori, ai Koçi, që e bën gurin të qajë, ai që bën zhaba dhe kuaj me çizme. “Në rrafshin global, forca kryesore që e skalisin tregun e punës janë globalizimi me ndarjet e punës mes shtetesh si dhe ndryshimet e fuqishme teknologjike”.
Ja kështu fjalë pas fjale fillon e ç’koq…itet këjo çështje, prej të cilës nuk vuajtkemi vetëm ne, por çuditërisht edhe të tjerët që jetojnë nëpër rrafshe e pllaja. “Në rrafshin ballkanik, ka një realitet të ri gjeopolitik që vë theksin tek ndërveprimi, komplementariteti dhe konkurrueshmëria mes vendeve të rajonit. Ndërsa në rrafshin kombëtar ka forca lëvizëse që burojnë nga tranzicioni i ekonomisë së centralizuar e shtetërore që vazhdon të ristrukturohet në një ekonomi të tregut me rritje të qëndrueshme, me një sektor privat që sa vjen e fuqizohet, si dhe ndryshimet social-ekonomike të tipit demografik,…që synojnë zhvillimin e degëve të ndryshme të ekonomisë, e cila është dhe kryefjala e botës së punës”.
Pas kësaj kryefjale të rrallë që dëgjohet në botën e punës të “la nostra grande vice ministro”-s, nuk na mbetet gjë tjetër përveçëse të mbetemi ashtu të mrekulluar nga fakti se sa shkencërisht trajtohet punësimi nga ky dikaster që duket sikur ka zbritur nga ylli i Afërditës dhe le të përpiqemi të marim esencën e këtij hulumtimi qiellor. “Përpara çdo qytetari, paralajmëron qytetarët e papunë këjo marathonomake, ka një sfidë të madhe. Të ndjekë këto zhvillime të tregut të punës, të pajiset me aftësitë e nevojshme, dhe të jetë pse jo dhe sipërmarrës vetë”. Qartë, fare qartë! Papunësia nuk lidhet me investimet prodhuese e ato infrastrukturore në përgjithësi, por është përgjegjësi e vet të papunëve që nuk pajisen me aftësitë e nevojshme. Më tepër se kaq nuk mund të pretendosh më nga shteti. Ai “të mëson se si kapet peshku, atë do ta kapësh vetë”. Të papunët duhet ta zgjidhin vetë punësimin e tyre!
Do të ishte e bollshme me kaq, që të konsiderohet problemi i punësimit në Shqipëri i ezauruar. Por zëvëndësministja, me merakun e saj elokuent dhe shumë të kuptueshëm, na kap për mënge e nuk na le pa i çuar deri në fund tezat e sajë shkencore. Dakort, le të bëhemi të tërë vesh e ta dëgjojmë! Sepse më poshtë, këjo krijuese virtuoze ka rradhitur të tilla postulate që e asgjesojnë përfundimisht fenomenin e papunësisë.
Së pari, duke qënë se “lëvizja e lirë e krahut të punës është një e mirë publike që e kanë qytetarët e Europës të Bashkuar”, shefja, i tërheq vëmëndje këtij bashkimi, e cila duke ngadalësuar zgjerimin e saj, e ka bërë problem “azilin ekonomik në Gjermani”, aq sa ka ndikuar në “humbjen e durimit të atyre qytetarëve që e kanë aspiratë eksplorimin e tregut gjerman të punës”.
Së dyti, për “ligjvënësit dhe politikëbërësit, del detyra që të garantojnë sisteme të tilla që informojnë publikun për mundësitë e punësimit”. Dhe e fundit, qershija mbi hallvë, Qeverija ka ndërmarë masa të tilla hekurta nga pikpamja e zhvillimit, nga të cilat “do përmendja relaksimin e tatim fitimit për pagat e ulëta nën moton “ai që fiton më pak, paguan më pak”. Thashë e fundit, jo se është e tillë. Gjithëmonë pas hallvës “una caffe corta” është një relaksim i domosdoshëm edhe për stomakët tonë që njohin vetëm lakrën dhe groshin.
Dëgjoni dhe fiksojeni mirë, “shkaku i parë i papunësisë është mungesa e aftësive për punët e ofruara”. Kaq? Jo, edhe pak. Për këtë punë madhore që është bërë nga këjo ministri pra, për nxitjen e punësimit, gjatë vitit 2015 nga Buxheti i Shtetit ishin vënë në dispozicjon 450 miljon lekë, kurse për këtë vit janë akorduar fiks 490 miljonë.
Kushdo që e ka durimin ti lexojë këto rreshta, besoj se do të më japi të drejtë për ç’ka i referohem qysh në fillim gazetares të respektuar e të palodhur Entela Resulit. Një provë e jashtëzakonëshme, për të vlerësuar me 5 minuta impenjim punën e administratës tonë.
Lexo “Ditën” e datës 14 janar dhe e ke fare të qartë se si po shkon e do të shkojë politika jonë qeveritare për plotësimin e objektivit të “hapjes të 300 mijë vëndeve të reja të punës”. Në fakt, kush është i papunë nuk e ka edhe fort të nevojshme këtë që sugjeroj. Ai kërkon punë dhe kaq.
Me interes do të ishte që këtë artikull intervistë ta lexonte vetë Kryeministri. Por ai nuk i lexon gazetat.
Prandaj edhe unë, qysh në fillim parashtrova mundësinë që ndihmësi i tij “me famë” i shtypit, ta përmbledhi këtë intervistë jashtëzakonisht qamet shumë të rëndësishme me dy rreshta dhe t’j japi “shefit të madh”. Do t’a ndihmonte atë dhe krejt popullin shqiptar si askush tjetër. Duke i paraprirë idesë ndjellakeqe se ndoshta edhe ndihmësi i shtypit nuk e lexon shtypin, mora kurajon civile që vullnetarisht të luaj modestisht rolin e ndihmësit të “ndihmësit të shtypit” dhe të fomuloj vetë ato dy rreshta.
Rreshti i parë: zoti Kryeministër, me këtë administratë që ke formuar e ke vënë festen mbi sy, të takon që të djelave të luash ndopak basketboll. Rreshti i dytë: në se këjo punë vazhdon ende kështu, fillo e përgatit “zarfin e tretë” me atë siglën e njohur ushtarake, “DAUT”. “Dorëzoja Armët Ushtarit Trim”.

BRAVO! ‘Injoranca eshte me e tmerreshme se bomba atomike’!
Problemi nuk eshte thjesht qe ky vend drejtohet nga nje tufe ‘njerez te Neandertalit’ por tragjedija eshte se qenje te tilla nuk kane te bejne fare as me ‘qenje humane’ qe nga pikepamja filozofike ‘Arrijne pake a shume ta vleresojne vehten e pozicionin ne shoqeri’,e as behet fjale per PERSONA HUMANE!
Fatkeqesija tjeter eshte qe kjo lloj injorance eshte ne tere pushtetet 25 vjet nga legjislativi tek gjyqesori,nga ekzekutivi e per fatin e keq te shqipetareve tek ‘informacioni’!
A KA VETEM NJE VEND QOFTE EDHE TE ‘BOTES SE TRETE’ KU NJE POLITIKE TE MOS LEVIZE NJE ÇEREK SHEKULLI NGA PARLAMENTI!?
A ka qofte edhe nje vend te Ballkanit ku shumica e popullit eshte i pa pune e barkun bosh e nje fare ‘presidenti’ i quajtur ‘Bujar’ Mehmeti me emer arti NISHANI—-Dekreton buxhetin ne prgun e krishtlindjeve duke i akorduar vetes se vet 2.570.000 LEK e nje fond ‘presidences se Bathores’ me 40 sherbetore qe i nderrojne leckat e shurres me buxhet vjetor 200.000.000 MILION !???
A ka njerez me te pa fe se kjo GJASE politike kur femijet shqipetare perjetojne mjerimin migjenian e i antikrishteri me NISHAN dekreton ne buxhet 87.000.000 MILION per nje istitucion fantazem qe quhet ‘KOMISIONI I ZGJEDHJEVE LUZI’ si ne asnje vend te Afrikes aqe me teper kur ‘ZGJEDHJE’ apo ‘ZGJEBE’ ka njehere ne 4 vjet!?ME SE MEREN 4 VJET PA ZGJEDHJE,KRRUAJNE B…APO K…!?’Perendi! Ku je’?Migjeni
Ne 25 vjet ‘shkerdhatokraci’per here te pare lexoj nje shkrim si ky i B.ERMINIT e nje koment si i zotit KOLONJA.Shtetin mund dhe duhet ta ‘rilinde’ vetem inteligjenca nepermjet informcionit telire,tepa varur e profesionist.Urime 2016 rdaksise!
‘Lakimi’,’zgjedhimi’ i emerit ‘RRAFSH’,foljes ‘RRAFSHOJ’!
Anetarja e ‘klubit te Selanikut’ qe ne Bote quhet Qeverri ne gjendje deliri perdor fjalen ‘RRAFSH’.
Une rrafshohem 25 vjet,ti rrafshohesh aiajo rrafshohet,Ne rrafshohemi ju rrafshoheni ‘ATA’,’ATO'(Topallet) na RRUAJNE!