Ndihmës/Sekretarja e SHBA-së për çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland ka ardhur sot në Tiranë për t’u takuar me krerët e shtetit dhe Qeverisë shqiptare.
Në orën 16:00 ajo është pritur në takim nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në selinë e Presidencës.
Takimet më pas do të vijojnë me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 17:00, me kreun e opozitës Lulzim Basha në 17:30, për ta përmbyllur me shefin e qeverisë Edi Rama në 18:00.
Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.
Zyrtarja e DASH do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit
Ndalesa e parë do të jetë sot në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku do mbajë një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor. Nuland do takohet me qeveritarë kroatë dhe liderë të rajonit që do jenë në konferencën për sigurinë rajonale e energjinë.
Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.
Sakaq, në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive. Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.
Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë. / ORA

Per syte qe ka kjo ben edhe keq..nejse ka shtriga qe bejne dhe mire.
Ju amerikanet keni bere mjaft per shqiperin dhe popullin shqipetar por politikanet tane nuk ju kuptojne. video tregon shume qarte dashurin tuaj per shqiperin
https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Keta si gjithmone nje here ne tre muaj vijne te marrin gjoben qe i vene çdo qeverie , flasin dhe nja dy llafe te bukura para kamerave dhe pastaj i sheh ne tre mujorin tjeter ( kjo eshte demokracia e tyre per shqiptaret)
Flitet qe kjo eshhte lezbe.