Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas turk pasi akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 6 pakistanezëve.
Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi turk Turk Ramadan Mehmet Sancaktar, 56 vjec pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij, tip benz Trajler me targa turke 35AH2075 janë gjetur të fshehur pasi kanë kaluar kufirin nga Greqia 6 – shtetas me origjinë pakistaneze me destinacion më pas Italinë.
Aktualisht, anë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kamion Benz trajler, 1 aparat celular si dhe sende të tjera.
Shtetasit pakistanez pasi u intervistuan në prani të përkthyesit do të akomodohen në Karec, Vorë, Tiranë për veprime të mëtejshme dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.
Ndërkohë Materialet në ngarkim të shtetasit turk i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ndërkohë, dje nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimi, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi për në drejtorinë e policisë së Tiranës të shtetast të shpallur në kërkim Besim Ramazan Selmani, 25 vjec, lindur dhe banues në Pukë.
Sipas policisë 25-vjeçari është shpallur në kërkim më dt.30.09.2010, nga Komisariati i Policise Pukë, për Veprën Penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe gjykata e ka denuar me “10-vjet burg” per vepren penale te mësipërne.
Kapja e tij u bë në rrugën “5-Maji” Tiranë, dhe aktualisht ndodhet pranë dhomave të paraburgimit të drejtorisë së policisë së Tiranës.