Ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 të arrestuar në Gjirokastër

Leda Hysa

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Mësohet se janë arrestuar Olsi Hysa 28 vjeç dhe Ali Jahja 27 vjeç.

Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *