Mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar dy mjekë dhe një infermier në Fier. Arrestimi i mjekëve dhe infermierit erdhi pasi ata dyshohet se ndihmuan Nuredin Dumanin.
Kujtojmë që Nuredin Dumani u gjet i plagosur mbrëmjen e së martës në një apartament në Fier, ku dhe nga pamjet e bëra publike në media ai shihej të ishte i fashuar.
Arrestimi i mjekëve erdhi pasi ata nuk kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani. Arrestimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të zonës.
Nuredin Dumani u plagos gjatë një përplasjeje me armë në Papër të Fierit, dhe më pas arrestimi i tij u bë në Fier, pas një telefonate në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit.
a.m/dita

Mjeket ate detyre kane pavaresisht se ke mjekojne…Te tjerat i sheh drejtesia…
Dhimbia e madhe Popull.