Nëpërmjet teknologjisë kompjuterike dhe me teknikën implantare , sot është zgjidhur problemi i mungesës së dhëmbëve duke i vendosur brenda një dite. Për shumë vite implantet dentare kanë kryer zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, por sot falë teknologjisë që ka zbarkuar në fushën e stomatologjisë, kanë avancuar procedurat kirurgjikale duke kaluar nga ato normalet, në ato të avancuara. Ky kombinim bën të mundur vendosjen e dhëmbëve mbi implante, me një saktësi tepër të lartë dhe duke ulur shkurtimin e kohës operativ dhe sikletin për pacientin.
Në sajë të teknikave të reja kirurgjikale dhe materialeve të reja dhe zhvillimin e teknologjisë sot kemi arritur që të kemi një ndërhyrje kirurgjikale implantere shumë e lehtë dhe precize duke mos i lënë asgjë rastësisë.
Pas një analize tre-dimensionale (TC) të nofullave arrijmë të prodhojmë një model të nofullës, në rezinë duke bërë që të bëjmë planifikimin dhe vendosjen e implanteve ku në të njëjtën kohë dizajnimin e protezës provizore. Gjatë kohës së planifikimit, ne kemi ndërtuar edhe një “maskerinë udhëzuese” që, me anë të “disa unazave metalike” të instaluara brenda maskerinës , lejon kirurgun për vendosjen e implantit duke shmangur pasojat negative që mund të ndodhin gjatë ndërhyrjes.
Pas instalimit të implanteve, ne kemi mundësi që në të njëjtën seancë, të vendosim edhe protezat fikse të kryera më parë në laborator pas udhëzimeve dhe planifikimit kompjuterik të bëra më parë. Kjo teknike komjuterike na jep mundësinë që me një takim pacienti arrin të vendosë implantet dhe pjesën protetike fikse brenda një dite.
Cilat janë përfitimet për pacientin?
Me këtë metodë mini-invazive avantazhet janë të shumta. Para së gjithash dhimbja post operative reduktohet për shkak se vendosja e implanteve bëhet pa prerje të mishrave me bisturi. Kështu nuk kemi dhe qepje të mishrave. Edhe koha operative është përgjysmuar në krahasim me teknikën tradicionale që bëhet duke hapur mishrat e dhëmbëve për të vendosur implantin. Maskerina kirurgjikale lejon për të ndërtuar një protezë të përkohshme në mënyrë që ajo mund të vendoset menjëherë pas procedurës kirurgjikale, pa pasur nevojë për të marrë masë pas vendosjes së implanteve.
Cilat janë avantazhet për kirurgun oral?
Mundësia e një operacioni me shumë qetësi duke pasur udhëzimet virtuale se si përfundon vendosja e implantit që në kompjuter duke bërë që të ulë në sa më pak problemet e një vendosje të një implanti. Kjo teknikë implantare është për të gjithë pacientët me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe pa limit moshe.
*Kirurg oral

Ne c’vend kryhet ky sukses.Dhe sa kushton!