Në Tiranë zyrtarisht festat e fundvitit kanë filluar. Nga sheshi “Nënë Tereza” në ditën tradicionale të 6 dhjetorit janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes.
Atmosfera filloi me bandën frymore, e cila luajti një muzikë të përzgjedhur, ndërsa pema e krishtlindjeve ishte e rrethuar jo vetëm nga fëmijë të vegjël, por edhe persona të tjerë më të rritur.
Mes fëmijësh të lumtur, qytetari i parë i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa ka çelur dritat e pemës dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të dërgojnë fotot më të bukura të zbukurimeve pasi do të hapet një konkurs.
“Ne duam që Tiranën ta kthejmë në qendër të festave ndaj ftoj të gjithë në një garë, për ata që do të zbukurojnë më bukur lokalin, shtëpinë etj. Ndaj ftoj të gjithë të dërgojnë fotot më të bukura në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj.





Bravo , Erioni , je i mrekullushem . Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri !
Me bukur se cdo vit tjeter , nje kryebashkiak si ty i duhej Tiranes . KOMPLIMENTI !!!!
Bravo Veliaj!! Respect dhe Mirenjohje!! Wow…shume bukur duket Tirana!!! Ju lumte djema!!
Merry Christmas!! Happy New year 2016!!!