Ndonëse pranimet e reja nuk kanë përfunduar ende, pasi vijon gara e regjistrimeve për fituesit e raundit të tretë, Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpallur tashmë edhe tarifat vjetore të studimeve për ciklin e parë “Bachelor”. Referuar tarifave të përcaktuara, kostoja që studentët duhet të shlyejnë për ndjekjen e këtij viti akademik në ciklin e parë varion nga 25 mijë lekë, deri në 40 mijë lekë që është edhe tarifa më e lartë për degët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar koston e plotë vjetore që duhet të shlyejnë studentët e të gjitha viteve për të dyja ciklet e studimit. Për programet e nivelit “Bachelor “tarifa jepet e detajuar për 60 kredite që përbëjnë të gjithë vitin e studimit. Po ashtu gjeni të detajuar edhe koston vjetore të studimit për kandidatët që do të ndjekin degët e fakulteteve të këtij Universiteti si program i dytë studimi, kosto e cila është më e lartë dhe duhet të përballohet e plotë nga vetë student.
Sipas përcaktimeve të bëra më herët me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave, çdo student që ndjek ciklin e parë të studimeve dhe që është me mesatare 6-9 përfiton reduktim të tarifës vjetore deri në masën 50 për qind. Ndërsa çdo student që ndjek ciklin e parë të studimeve, me mesatare nga nota 9-10 nuk paguan tarifë vjetore, ndërkohë që për këto rezultate të larta do të përfitojë edhe një bursë studentore 10,000 lekë në muaj. Bursat për studentët shqiptarë aktualisht ndahen në dy kategori: bursa për studentë të konsideruar si ekselentë dhe bursa për studentë të kategorive sociale.
“Studentët të konsideruar si ekselentë janë ata të cilët e kanë mesataren e vitit paraardhës 9-10. Pra nëse një student është në vit të dytë në Bachelor dhe ka mesataren e vitit të parë 9.5 atëherë ai përfiton bursë ekselence. Për vitin e tretë, si referencë për mesataren do të merret vetëm viti i dytë, ndërsa për studentët e vitit të parë përdoret mesatarja e gjimnazit (duke përfshirë edhe provimet e maturës). Niveli i bursës për këtë kategori është 10,000 lekë në muaj dhe ofrohet vetëm për muajt e vitit akademik, pra duke mos përfshirë muajt e pushimeve verore”, bëjnë me dije autoritetet e Universitetit Politeknik.
Kategoria tjetër përfshin studentë që i përkasin kategorive të ndryshme sociale si: studentët, familja e të cilëve përfiton ndihmë ekonomike, studentët të cilët i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit deri në moshën 25 vjeç, bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare etj. Edhe në këtë rast niveli i bursës është 10. 000 lekë në muaj dhe ofrohet vetëm për muajt e përfshirë në vitin akademik.
Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë, programet e ciklit të parë të studimit, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen me jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.
TARIFAT E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TE PARË BACHELOR PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022 :
|
Nr. |
Fakulteti |
Programi i Studimit |
Tarifa, programi i parë për 60 Kredite /1 vit |
Tarifa, programi i dytë për 60 Kredite / 1 vit |
|
1. |
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave |
Inxhinieri Gjeomjedis | 25,000 | 203,690 |
| Inxhinieri Gjeoinformatikë | 25,000 | 203,690 | ||
| Inxhinieri e Gjeoburimeve | 25,000 | 203,690 | ||
| Inxhinieri Gjeologjike | 25,000 | 203,690 | ||
|
2. |
Fakulteti Inxhinierisë Mekanike |
Inxhinieri Mekanike | 25,000 | 203,690 |
| Inxhinieri Tekstil dhe
Modë |
25,000 |
203,690 |
||
| Inxhinieri Materiale | 25,000 | 203,690 | ||
| Inxhinieri Ekonomike | 25,000 | 203,690 | ||
|
3. |
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe
Inxhinierisë Fizike |
Inxhinieri Matematike | 25,000 | 203,690 |
| Inxhinieri Fizike |
25,000 |
203,690 |
||
|
4. |
Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit |
Inxhinieri Ndërtimi | 35,000 | 203,690 |
| Inxhinieri Hidroteknikë | 25,000 | 203,690 | ||
| Inxhinieri Mjedisi | 25,000 | 203,690 | ||
| Inxhinieri Gjeodezi | 25,000 | 203,690 | ||
|
5. |
Fakulteti Teknologjisë Informacionit |
Inxhinieri Elektronike | 30,000 | 203,690 |
| Inxhinieri
Telekomunikacioni |
30,000 |
203,690 |
||
| Inxhinieri Informatike | 30,000 | 203,690 |
|
6. |
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike |
Inxhinieri Elektrike,Profili
Automatizimi i Industrisë |
25,000 |
203,690 |
| Inxhinieri Elektrike,Profili
Energjetikë |
25,000 |
203,690 |
||
| Inxhinieri Mekatronikë | 25,000 | 203,690 | ||
|
7. |
Fakulteti Arkitekturë
Urbanistikë |
Arkitekturë Interieri dhe
Dizajn |
40,000 |
203,690 |
