Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejnë veprimet e nevojshme për hetimin, respektivisht të Adriatik Hamza, punonjës i degës doganore Tiranë si dhe të Misto Kano, punonjës i doganës Kakavijë.
NJOFTIMI
Nisur nga informacionet, Hamza dhe Kano, rezultojnë të jenë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ndërkohë Ministria e Financave përshëndet operacionin që çoi në kapjen e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, mbrëmë në Portin e Durrësit.
Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës doganore në punën e tyre dhe vlerëson rolin e madh që ata kanë në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
