Deputeti Erjon Braçe kërkon ndëshkimin e Lulzim Bashës për vrasjen e katër demostruesve të pafajshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 janar.
Përmes një postimi në fb, Braçe komenton “Ndjesën” e Lulzim Bashës, duke e cilësuar një gabim tejet të rëndë.
Kjo, sipas tij, nuk mund të falet. “Ndjesë??!!Ti dhe “yt atë” Berisha, keni pushkatuar në mes të Bulevardit, kids (fëmijët)!Lulëzim Basha i paska çuditur sot të gjithë. Ka kërkuar ndjesë (as falje, por ndjesë) për gabimet e qeverisë së Partisë Demokratike!Në këtë vend, jam mësuar t’i dëgjoj e respektoj të gjithë ata që habiten e mallëngjehen rëndë edhe nga xheste të vogla që në të zakonshmen dëshmojnë qytetari.Por,për cilat gabime kërkon ndjesë Lulëzim Basha? Për rritjen e defiçitit, rritjen e borxhit, mospagesat në afat të gjatë për kontratat publike të Qeverisë, për privatizimet? Natyrisht, Janë gabime të rënda e për to kërkohet ndjesë!
Por,Sali Berisha e Lulëzim Basha kanë pushkatuar qytetarë!! Ky nuk është gabim!! Për të nuk mund të kërkohet falje!!”, shkruan Braçe. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, thekson se krimi, posaçërisht krimi i pushkatimit pa gjyq të qytetarëve që protestojnë paqësisht, nuk falet, ai vetëm ndëshkohet.
“Për të gjithë të mallëngjyerit e sotëm nga aktrimi i neveritshëm i Lulëzim Bashës sot, dua të them:Ky, Lulëzim Basha as që ka kërkuar ndjesë për këtë, po fare fare. Të enjten në televizionin zyrtar të PD-së tha qartë se: Pushkatuam brenda kornizës ligjore, zhdukëm pamjet brenda kornizës ligjore!!Kuptoni tani?Boll u mallëngjyet se nuk ja vlen!!”, deklaron Erjon Braçe.

Deri sa ska bythe edi dhe kualicioni,per te bere shtet ligjor si Kroacia,Basha&berisha,te bejne karshillek… sulo
O BRACE LERINI LLAFET ,JENI JU NE QEVERI,KETO MONSTRA E KANE VENDIN NE BURG ,PO SIC DUKET SHEFI JOT QE DREJTON VENDIN , VETEM LLAFE KA ,SKA VEPRA
Ke tre vjet qe ju dhe partia juaj thuani te njejtat gjera.Tani behuni bash e rruajani menermthanen.
Brace je si kone e vogel. Hamm hammm kur kalon dikush afer deres por te kafshuar s’ pame njeri.