Kemi qenë në rrugë të mbarë,
po këto kohët e fundit,
neve të gazetës “Dita”,
ja kemi futur katundit!
Kërkojmë falje publike,
se ju kemi zëmëruar,
timonierin e Rilindjes,
kur më kot kemi sulmuar!
Për të pa pikën e turpit,
kemi thënë tepsixhiu,
dhe ka të njëjtit klientë,
që kishte dhe xha Saliu!
Po kjo s’është e vërtetë,
kot i kemi rënë bidonit,
se Timonieri ka qënë,
varrmihësi i korrupsionit!
Kemi thënë që Mit’hat Frashërin,
si hero e ka lartuar,
po ai këtu e solli,
vetëm për ta turpëruar!
Kur të dalim nga liqeni,
dhe kur pranë t’i kalojmë,
kur të shohim Mit’hat Frashërin,
tradhtinë të kujtojmë!
Kemi thënë se PPP-të,
vendit po i bëjnë varrin,
dhe klientët nga buxheti,
kot së koti pare marrin!
Këto janë tamam si shpifjet,
e Partisë Demokratike,
se PPP-té rezultuan,
Rilindje Ekonomike!
Kemi thënë se Genti Cakës,
do t’i delegoi fuqinë,
po kjo s’doli e vërtetë,
vetë e mbajti ministrinë!
Sepse po t’ja delegonte,
është një gjë që fare s’shkon,
se s’e dimë-Genti i vockël,
ç’socialistë përfaqëson?!
Ca gjykatës të Janarit,
thamë se ishin për në burg,
po Rama i propozoi,
për gjykatës në Strasburg!
Për Boden u bë një dosje,
për shpërdorim të detyrës,
ai desh të shkojë në Bankë,
gjer në Këshillin Mbikëqyrës!
Me këtë punën e Bodes,
ne u bëmë tamam kazan,
se ai që shkoi në Bankë,
është një tjetër Ridvan!
Kemi thënë se Shqipërinë,
po e vjedhin që të tërë,
po në Kohë të Timonierit,
s’është vjedhur asnjë gjilpërë!
Janë vjedhur miliarda,
ca e bëjnë qimen tra,
kush akuzon timonierin,
pa dyshim është maskara!
Rilindja solli këtu,
ca suksese të papara,
ndaj karvani le të lehi,
se qentë shkojnë përpara!
A.DUKA

Por per Like floririn kur do te te t’i lexojme bejtet or Arben???!!!!
!!!
I nderuar arben patriot shkrimtar dhe intelektual i ndjeshem ndaj situatave ku kalon shqiperia. I paanshem.
Mos u lekund perpara egersirave. Nuk ke aresye dhe per cfare te kerkosh ndjese.
Vargjete tua jane shprese per shqipetaret intelektual dhe cdo njeri qe jeton me situaten ne shqiperi. Ti shpreh me vargje ate cfare shume njerez jetojne ne te vertete.
Timonieri eshte e keqja me e madhe per shqiperine dhe shqipetaret. Eshte ai ordineri per te cilin na fliste dikur fatos Nano njeriu qe krijoi partine socilaiste.
Te flasesh ne te tilla situata ku po kalon vendi shqiperia eshte patriotizem.
Vedhjet e tij fillojne qe kur e emeruan minister ndoshta dhe me pare me ikonat e vjedhura qe i shiste ne France sic thoshte Fatos Nano.
Sot edi rames ja kane zene syre milionat qe merr nga oligarket.
Kjo qeverisje e korruptuar “i ka dhuruar nje pjese te pasurise shteterore e kombetare” gjergj luces tunelet e ushtrise ne Labinot te cilat ky oligark po i shfrytezon per aktivitetin e tij me peshkun qe po ja merr bregdetit shqipetar.
E shite bythen edhe mor Arben. Paska para pa fund kjo LSI-ja
Dmth po preke Ramen je i shitur kurse po preke Saliun , Lulin dhe Monen je patriot.
Ti kapter duket qe je patrioti me i madh
Kapterri dhe Diana paguhen per komentet. Nuk hane mut kot ata.
Janulles,
sqeparin jepja vetes se qeke dru me pre…..
Mos me qaj hallin se jetoj e punoj larg dhe e fitoj parane me ndershmeri dhe djersen time. Por me vjen keq per mentalitetin qe ke….
Pra, te shprehesh mendimin tend qenke e shitur!!!!!
Po nuk e kupton qe gazeta DITA eshte e shitur tek Like floriri.???!!…
Une nuk mbroj Edin. Por ama Edit po i nomerohet cdo gje ,dhe mire bejne .
Arben poema ta thyeje majen e lapsit dhe per hajdutin e te paftyrin MetaKokemadhi…..
Kapterr, Ben Duka ka filluar ta riblej. Dhe për këtë nuk jam i sigurt.
Ketij Timonierit ti or Duke,
vargje i ke thurur pa u fund,
ke mallengjyer dhe militantet,
nuk te ka vajtur kot ai mund,
sot qe ti po kerkon ti bindesh,
se Ed Rama na eshte hajdut,
lodhesh kot or Duke poeti,
se ato i kane trute me mut,
per kaq vite Rama dhe ti,
ai me mashtrime ti me poezi,
keni qene qe te dy bashke,
kampione te rrenes ne Shqiperi.
Po pse nga Arbeni i kerkoni te gjitha?
Po ju cfare do beni,apo te hani …mut tere kohen?
” Kush shanë timonjerin,
pa dyshim eshte maskara!”
Këtu Ben, the te vërtetën
sheqerosur, tra-la-la…!
Ç’u bë NETI,gjalm’ ziu
Atij,që s’i ndalet hapi…
Apo,ende s’është fryre,
VJOSA,për të dalë nga shtrati…
Falemnderit per respektin Shqipe-pelivani,
Ketu tek DITA, nen okeljon ENCIKLOPEDI, per Filozofin me te madh te te gjitha kohrave, do gjesh edhe pergjigjen time, tek 24 theniet me te bukura te Sokratit…
Benin e kam shok si edhe ti, pamvarsisht se nganjehere mund te mos kemi mendime te njejta.
Nganjehere une, pa pretenduar se kam monopolin e se Vertetes,
i kam shprehur mendimin tim.
Por askujt nuk mund ti imponohesh. Beni punon tek DITA…
Me kupto drejt. Lexoji ato theniet e Sokratit, se jane nder me te bukurat…
Te pershendes miku im i pertej Atllantikut…!
Edhe pse shkenca elektronike eshte ne mengjezin e saj ,
ajo na bashkon shpejt kudo qe te ndodhemi,
ne cdo pike te Globit.
Beno! Kur doni t’i fyeni rrast qente – u thoni Sali-Lul, lul-sali, se sojit te tyre as mutin nuk mund t’ua besosh (e lere me te tjerat pune dhe punet e shtetit!), mesa LDKs se Ise Rugoves ne Prishtine, se piken kund s’e lane, ta tferrin para syve!…
DRENICA E KUQE
Thelbi e kesaj poezie qendron tek strofa:
Ca gjykatës të Janarit,
thamë se ishin për në burg,
po Rama i propozoi,
për gjykatës në Strasburg!
Kjo i permbledh te gjitha idet majtiste te Piktor Ramos.
Ajo Fraza e Fundit : “ndaj karvani le tè lehi” , se QENTË shkojnë përpara” !!!!!! FANTASTIK ARBEN DUKA , si gjithmonë . RESPEKTE ARBEN dhe BJERU HAJDUTËVE të tê gjitha Partive pa Pèrjashtim !
MH,të respektojë mendimin dhe mirë shkruan.Kam një vërejtje tepër shoqërore se: Edi as ka qënë,as është dhe kur nuk do jetë socialist.Ai është një rrugaç tirane…
Plotësisht e drejtë. Halabak Tirone.
Si eshte e mundur qe te gjithe mbrojtesit e Rames punoka dhe jetokan jashte dhe e shihkan me mire se ne punen madheshtoreqe ka bere ky i fundit per vendin?
Shumë e thjeshte o Sevret,
Rama e ka me rritje disa perqind ekonominë…
Këtë e sheh gjithë Bota!
Vetem ju te Opordhozitës nuk e shihni…
Po ti Sevret,
me cilin sy e shikon,
me ate me xham ,
apo atë pa xham…!?