Ndjesë, zonja Nikolla!

anazapta

Ky është një ndër ato raste që vërteton se rregulli nuk është gjithmone në rregull.

Ky është një ndër ato raste kur duhet thjesht dhe pa mllef të pranosh se ke gabuar. Ky është një ndër ato raste kur fjala e urtë e popullit “kalliri plot e mban kokën ulur”, nuk është një rutinë fjalori e lëshuar ashtu nxitimthi, por është një aksiomë para të cilës duhet të dorëzohesh e të biesh në mendime.

E fundit, ky është një ndër ato raste kur përballesh me vlerën e madhe të thjeshtësisë! E në këtë rast, së bashku me ndjenjen e respektit të thellë, ti shijon një ndër ato rastet e rralla kur humbja e bastit të lumturon, sepse fitorja do të ishte në të vërtetë e hidhur. Ky është një rast, pra, kur unë mezi po pres të kërkoj një ndjesë: Ndjesë, zonja Nikolla!

Kur kabineti i ri ministror u bë publik, mbase i vetmi emër që nuk më lidhej me portofolin ministror ishte ai i Ministres së Arsimit. Si rregull, ministrat tanë të arsimit duhej të vinin nga një karrierë e mirëfilltë akademike. Sa më shumë tituj përpara emrit, aq më bindës bëhej vetë emri, aq më në ujërat e veta dukej ministri i arsimit.

Ministrja e re ishte jashtë këtij rregulli.

Asnjë gërmë shkencore përpara emrit të saj. Asnjë grimë nga ajo grinta agresive e bukurosheve të politikës që bubrronin prej kohësh ekraneve e që, në një garë të ethshme me logun e burrave, thërrisnin në ndihmë gjithë emrat e filozofëve të lashtësisë (ndoshta të shfletuar rishtazi një orë para logut) për t’u dukur të kënduara e ndaj, të pathyeshme. Të shkretët shqiptarë, anembanë ekraneve, që përpiqeshin të përqëndroheshin fort se mbase kuptonin diçka….

Jo, Lindita Nikolla nuk e kishte sfiduar shqiptarin e thjeshtë me erudicionin e saj, as nuk ishte ngrehosur me fodullëk përballë analistëve me kontratë në përpjekje për të dalë mbi ta. Jo! Ajo vinte nga një profil i thjeshtë e pa shumë bujë…

Si dreqin do e bëjë Edi Rama reformën e madhe me një ministër si ajo, pa asnjë lloj sofistikimi akademik apo gazetaresk?! Po si xhanëm do mundet ajo t’u bëjë ballë qindra akademikëve të rregjur me lloj-lloj administratash ndërsa do tentojë t’u hyjë në sinorë?! E përfytyroja se si do skuqej para tyre e nuk do dinte nga t’ja mbante. Këto e të tjera thosha me vete i revoltuar. Atëherë.

Por sot, jam i lumur që gabova unë dhe jo Edi Rama. Ai e paska ditur fare mirë se çfarë bënte. Ai e paska ditur se rregulli nuk ishte në rregull. Lindita Nikolla vërtetoi se akademiku e ka supremacinë në auditor, jo në ministri. Në ministri e ka supremacinë njeriu i punës, ai që e kupton misionin dhe angazhon gjithë fuqinë e shpirtit për ta kryer atë me sukses. Nuk ishte frazë e lexuar shprehja e saj para maturanteve se do e bente gjithshka “me dashuri”. Tani e kuptoj fare qartë. Ishte fjala e duhur dhe e ardhur natyrshëm në ndihmë të mendimit të saj. Këto pune kaq të mëdha bëhen vetëm me pasion dhe dashuri. Kaq mjafton. Kaq u ka munguar gjithë akademikëve para saj, përfshirë këtu ish-kryeministrin.

Titujt shkencore vlejnë në punën kërkimore. Reformat e mëdha duhet dashuri që t’i kryesh. Duhet dashuri për gjithë ata të rinj që shpenzojnë vitet më të bukura në auditore e që, duke parë rreth e rrotull, e humbasin fillin e rendin pas rrugëve të lehta, rrugëve false. Njësoj si pas firmave piramidale e ndërtimeve pa leje.

Nuk është faji i tyre, nëse ky është shembulli i suksesit që shoqëria sugjeron nën kujdesin e shtetit. Kjo është fondamentale në një shoqëri: Cili është shembulli i suksesit që sugjeron dhe ofron? Kjo qeveri e kapi thelbin; duhet ndryshuar modeli i suksesit që shoqëria të orientojë energjitë nga kahu i mbarë:

Jo diploma pa meritë, se ajo nuk të jep sukses në gare, dhe studentet drejtohen kah studimi i vërtetë vetiu! Jo ndërtim pa leje, se forca e shtetit ta rrezon – dhe qytetari drejtohet kah ligji! Jo fitim i shpejtë, se ligji të godet – dhe venitet geni i hajdutit!

Kjo qeveri po vë gurin e themelit, po ndryshon modelin e suksesit, në suksesin e vërtetë. Lindita Nikolla e dha provën. Qetësia dhe forca e arsyes së saj, pa asnjë shenjë arrogance, e gjeti vetë rrugën për në arsyet tona, sado të lënduara ato të duken tani. Plumbi dhemb kur nxirret nga plaga, por vetëm kështu ajo shërohet.

Le të ndihmojmë njëri-tjetrin që të gjithë së bashku, të mjekojmë plagët e të ecim përpara. Më në fund, e kemi gjetur kahun e duhur.

 

 

Share This Article
27 Comments
  • Ju limt Z.ILIR META(JO KRYETARIT TE KUVENDIT),por ketij burri te edukuar,qe ne kohen,ne momentin e duhur di te tregohet i sinqert,burre kurajoz.E çfar e shtyn ate te thot nje realitet,nje fjale te mire per ate qe punon?Ja keta jan njerzit qe emron ne detyra te rendesishme E.RAMA.Ai nuk eshte nisur nga gradat,fjaleshumit e punepaktit,libraberesit,fudullet,te perlyerit ne vitet ministrore,ku Saliu tu thot:”Pusho,te njoh une,e di dosjen tende…etj.Nikolla eshte modele si femer,grua,nene,punetore,fjalepake,bravo LINDITES dhe Z.RAMA..!

  • Per kete eshte dhe shprehja :shihi punen dhe jo gunen….por ne nxitohemi dhe gjykojme e paragjykojme para se t’i japim kohen vetes dhe tjetrit.Ti djale e ke bere mire me kete shkrim,duhet ditur dhe te kerkosh ndjese,eshte virtyt.

  • BUYING & SELLING

    Per Keith Rupert Dylan Murdoch-un, te lindur ne Melbourne te Australise se larget vetem dy vite pas krizes se 29-tes, tregojne pasionin e tij per te luajtur me gazeta e rivista. Dhe nuk e tradhetoi kersherine e tij feminore, sot eshte manjati numur nje ne editorine televizive dhe ate te shkruar ne shkalle planetare.
    SKY e FOX tv ne radhe te pare, qe mbushin ekranet televizive ne te kater anet e botes.
    Nje program shume i ndjekur pertej oqeaneve por edhe ne keto ane eshte programi “BUYING & SELLING” apo siç njihet ndryshe edhe “blej me sy te mbyllur, shes me sy te hapur”.

    Shume mund ta kene ndjekur, megjithate behet fjale per blerjen e depozitave te harruara apo te braktisura te amerikaneve, te marra me qera nga shoqeri te krijuara per kete lloj biznesi. Kane funksionin e bodrumeve apo jerevive te shtepive tona ku futim çdo gje qe nuk eshte e nevojeshme, por qe kemi deshire ta ruajme edhe si kujtese.

    Bleresit, qe jane profesioniste ne kete mesele, ofrojne çmime konkuruese ankandi, pa ditur se çfare ka brendo depua e nxjerre ne ankand: shume here fitojne disa fishin e vleres se paguar, por shpesh humbin shifra te konsiderueshme.

    Kesaj i thuhet te blesh me sy te mbyllur, ndodh qe te paguhen disa mijera dollare per veshjet e viteve 50-te te ndonje prostitute….

    Lindita na u servir si nje nga keto ankandet e programit te Keith Rupert Dylan Murdoch-ut, ne rastin tone nga shkarravinuesi i suksesshem Edi Rama, e pa njohur, thjesht nje askushe, per tu vene ne drejtimin e njeres nga ministrite me te rendesishme per pergatitjen e promovimin e te ardhmes se vendit.

    E per fatin tone te keq “blerja e detyruar me sy te mbyllur” na shpalosi me tere egersine e saj ate qe nuk e prisnim, nje e deshtuar ne jete qe i besuam te ardhmen e femijeve tane. E jo vetem kaq, por me ate butesine e nje vipere kerkon te na helmoje me falsitetin e saj te kaluar, duke na e servirur si nje “depozite qe duhet ta blejme me sy mbyllur, edhe se brenda ka futur kuti perzervativesh shkencore te dhuruara nga kodoshi i turnit”

    Asnje ndjese e asnje borxh i kane shqiptaret kesaj monstre te rizgjuar me kthetrat gati per te gervishur te ardhmen tone!

  • Me sa shoh,ky shkrim eshte injoruar nga komentet,sepse kush e lexoi kuptoi servilizmin e ketij njeriu per nje vend pune.
    A di ministrrja se pjesa me e madhe e atyre qe ka bere drejtora ne shkolla jane nga universitetet qe u mbyllen? Nuk e di,po i them nje rast ne Kurbin ku nje drejtoreshe shkolle pa qene kurre mesuse emerohet drejtoreshe shkolle,ku ne DRA te rethit eshte nje tjeter e mereuar me keto te dhena….por me shkolla te stisura,nga universitetet e prodhimit te diplomave…….
    ku ne Fier shkruante nje dite nje qytetar ishte vendosur bariu i fshatit drejtor shkolle(si thote edi Rama,e ka blere me dru zjari,me djathe e qymesht diplomen ne shkollat publike dhe private).
    Dhe se funmi,a siguruat ndonje privilegj zoti Irir me kete shkrim?

  • Ndryshe nga arroganza e shume ministrave, LIndita Nikolla spikat shume pozitivisht ne perqasjen e saj; duke mos i tejngarkuar daljet publike me demagogji boshe sic ndodh shpesh me disa ministra.
    Per mua do te ishte nje figure qe do te spikaste ne nje qeveri teknike ku te punohej per te miren e vendit e jo te partise.
    Ministrja mund te jete nisur nga qellime te mira ne hartimin dhe aplikimin e reformes, por dikush tjeter ka bere plane biznesi per te nxjerre sa me teper perfitime.

  • Shkrim i goditur I z.Metaj,per nje admistratore me shpirtin e punes.sic eshte edhe ministrja Nikolli,te cilen dua te pershendes edhe per ato masa qe ajo ka marre per unifikimin e teksteve dhe programe te shkolles me institucionet respektive te Kosoves,e me gjere,ne hapsiren mbare shqiptare.

  • Kisha te patundur besimin tek kolegia Nikolla.
    S’kish si te ndodhte ndryshe. Ajo e jetoi aresimin e mirefillte, bile ne “banken” me te veshtire.
    Mbi gjithecka ajo eshte NJERI(e rralle per ditet e sotme). Njeri me horizont te qarte.

  • UNE JAM NGA VLORA E FLASE HAPUR,,,,PO DO DOJA TI BEJA NJE PYETJE KETIJ ZOTERISE,,,,KUR TE BEHEN ZGJEDHJET E REJA DO JESH PRAPE TE SHKOLLA HALIM XHELO TI SHOKU,,,,,SE MOS KONKURON PRAPE DASHI PDIU DHE CIPI ME PD,,,,QE TI BEJME PRAPE DEPUTET,,,,QE TE KUJTOJA DHE RRRAAAAAMENNNNNN QE TE KUJTOHET PER REZULTATIN E 2009 NE VLORE,,,,,QE TE GJEJME DHE NDONJE FORMULE QE DHE POLITIKEN TA BEJME,,,,DHE SHOKET E INTERESAVE TI KEMI NE VENDIN E DUHUR,,,,DHE PO I BEJ THIRRJE KETYRE TE GAZETES,,,,,CA BENI ME KETO INTERVISTA,,,,SE ESHTE TURP,,,,,UNE JAM NJE SIMPATIZANT I GAZETES DHE I PS,,,NUK KAM PROBLEM TE DAL DHE HAPUR PER ME TEJJJJJJ,,,,,,RESPEKTE

  • Nje shkrim i spikatura,ky duhet te jete modeli i politikanit,nje profil jo modest i Saj, se raport me kete akademek e pashallare te qarqeve akademike deri me sot nuk kane projektur nje vizion qe ky vend te mos ishte ketu ku jemi, keshtu qe personaliteti i Ministres se Arsimit jo ka kete permasa por ajo eshte vertetim i postulatatit qe ate produkt qe jep praktika e sukseshme eshte sa disa periudha universitare ,graden shkencore dhe titullin e akdemikut tashme e ka te certifikuar nga politike berja,kjo percakton nivelit shkencor dhe euridicinoni e saj ne teresi.

  • Mbyllja e universiteteve te Dushkut eshte pershendetur nga shqiptaret.Kjo ministrja Nikolla nuk ka modelin e llacoreve Majlinda Bregu,Grida Duma,rrethuar me tituj,te kerleshura neper studio,qe te hane sysh si triumfatore debatesh pa frut.Mjafton qe ka perfunduar studimet e larta ne universitetin e Tiranes me 1989.Ky eshte fat i madh.Me ne fund kemi nje ministre me diplome te vertete.Nuk i duam titujt.Jemi te neveritur nga titujt.Ate doktorraturen e marre ne nje universitet privat le ta vare tek dhoma pritjes.Ne,si popull na mjafton diploma e kohes,kur nuk bliheshin diploma.

  • per mendimin tim arsimi ka pesuar nje dem te madh keta 23 vjet do te duhen shume dekada qe te futet ne rruge te mbare.bravo qeverise Rama qe e kuptoje dhe vendosi ta ringreje arsimin.per mendimin tim arsimi eshte e ardhmja e kombit.

  • Kerkimi i ndjeses eshte gje e mire dhe pamvaresisht nga mendimet e respektoj autorin.
    Nuk duhet harruar se socialistet jane specialiste sa qe edhe kur ja ngopin kokepalareve gjithcka e bejne ne emer te te arthmes se lumtur.Ket beri Nanua ,kete beri Meta dhe e vazhdon me sukses qeveria e karagjoz piktorit.Socialistet e djathte e vene flaken sot dhe i del tymi pas disa viteve.Nje shembull per arsimin.Vendimi i qeverise per mbeshtetjen ekonomike te studenteve qe rregjistrohen ne nje nga 15 universitetet prestigjioze te botes mbeshtet jo shtresen e varfer pamvaresisht nga talenti dhe rezultatet por bijte e politikaneve dhe biznesmeneve qe do paguhen per shkollen nga taksat qe u rriten dhe rrogat e pensionenet e ngrira te fukarenjve.Pse ?Sepse para se te rregjistrohesh duhet te keshe deshmuar se i ke burimet financiare per te bere pagesat e majme te shkolles.Kete i biri i nje rrogtari apo te papuni nuk mund ta deshmoje apo ta enderroje.A eshte pune e mire e Nikolles kjo?

  • Nuk e di se si dikush mund te shkruaj nje shkrim te tille dhe ne momentin qe behet gati ta dergoje ne redaksi, nuk skuqet.
    Nuk e di se çfare e ka detyruar kete Ilirin qe te shkruaje shkrimin.
    Do te ishte me mire te mos e kishe shkruar sepse ke treguar edhe nje ane te dobet tenden. Qe shkruan pa u menduar dhe pastaj kerkon ndjese.
    Do te na kerkosh ndjese perseri neser qe shkruajte kete shkrim te turpshem.

  • -arsimi ka shume vite qe ka dale nga binaret …
    -duhet shume me teper kohe , pune dhe qytetare te vertete si lindita qe shkolla te mund te ribehet…

  • Autori I ketij shkrimi meriton lavderimin e gjithe lexusve dhe njerzve te tjere te punes . Nuk eshte e thene qe nje shkencetr I mire , te jete dhe drejtus I mire . Kete e ka vertetuar jeta ne shumicen e rrasteve . Ka rraste , qe aftesite shkencore , perputhen me ato drejtuse . Edhe ne kete rrast , shkencetari duhet t’i sherbei profilit shkencor , per te cilin ka investuar shoqeria . Tek ne , gradat shkencore , ne 3 dekadat e fundit , kane pesuar inflacionin me te madh te mundshem . Ky eshte nje problem , qe duhet ta zgjidhi koha . Per shumicen dermuse te kabinetit “Rama ” kam pershtypjen positive , se jane njerez , qe I perkasin linjes se punes serioze, qe ne kete rrast perfaqesohen nga Ministrja Nikolla . Nuk di c’mund te pritet me shume nga nje Ministre , qe I ndryshoi fytyren arsimit . 300 ditshi vertetoi pjesen me te madhe te shpresave, te votosve te Qershorit 2013 . I. Foto

  • Mire ky servili qe shkruan se e paguajne,por me dket se edhe Redaksia e Dita ka filluar te ngjyeje gishtin ose ka ikur me pushime. Kjo lloj gazetarie eshte bere e padurueshme

  • Pse more ”gjini ” na qenka bere e pa durueshme gazeta ”DITA” apo pse ve gishtin ne plaget
    pa fund qe Sali Berishovici i hapi ketij vendi ! Duhet ta vesh vath ne vesh kete qe po te them
    se fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar eshte dhe do te mbetet Saliserb Berishovi yt !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *