Ndjeshmëria e dhëmbëve

redaktor

Shumë prej nesh ankohen se kanë dhëmbë të ndjeshëm. Në rast se gjatë ngrënies së një akulloreje, gjatë konsumimit të një ushqimi të nxehtë apo edhe gjatë larjes së dhëmbëve kemi ndjeshmëri të theksuar, në këtë rast kemi të bëjmë me një problem të quajtur dhëmb sensitiv.

Disa nga shkaqet e ndjeshmërisë mund të përfshijnë prishjen e dhëmbit, dhëmbë të thyer, konsumim i strukturave të dhëmbit, zbulimi i sipërfaqeve të rrënjëve e cila mund të ketë ardhur si pasojë e larjes në mënyrë agresive të dhëmbëve, sëmundjeve periodontale dhe nga okluzinoni jo i duhur.

Kemi 2 lloje ndjeshmërish dentare:

Sensitiviteti dentinal: Ndodh kur dentina (shtresa e dytë e dhëmbit) është e ekspozuar. Normalisht dentina është e mbuluar nga smalti në pjesën e kurorës së dhëmbit dhe nga cementi në pjesën e rrënjëve. Ajo është e përbërë nga disa tubuj të vegjël të quajtura tubelezat dentinare. Në secilin tub shtrihet një nerv i cili derivon nga pulpa e dhëmbit.

Në rast të ekspozimit ndaj të ftohtit, të nxehtit, nervat nëpër tubuj preken direkt duke shkaktuar diskomfort. Disa shkaqe të ekspozimit dentinar përfshijnë:

Larja e dhëmbëve në mënyrë agresive e cila mund të çojë në dëmtim të smaltit

Kavitet dentare

Higjena orale e dobët

Tërheqja e mishrave të dhëmbit

Konsumimi në mënyrë frekuente e ushqimeve me aciditet të lartë

Zbardhimi i dhëmbëve në personat që kanë rrënjë të ekspozuara

Sensitiviteti pulpar: Është një reagim i nervit të dhëmbit. Pulpa është një masë ene gjaku dhe nervash në qendrën e secilit dhëmb. Shkaqet e ndjeshmërisë pulpare përfshijnë:

1.prishjen ose infesionin e dhëmbit

2.presion i lartë i kërcitjes së dhëmbëve

3.thyerjes së dhëmbit

Diagnoza: Pasi mjeku stomatolog kryen një ekzaminim të plotë të gojës dhe të dhëmbëve përcakton arsyen e ndjeshmërisë që mund të jetë si pasojë e prishjes së dhëmbit ose jo. Dhëmbi mund të jetë i ndjeshëm për pak ditë pas mbushjes, sidomos tek mbushjet me amalgam e cila duke qenë argjend përcjell ndjeshmërinë e të ftohtit në pulpë.

Në rast se ndjeshmëria vjen si pasojë e veseve të ndryshme si kërcitja e dhëmbëve, konsumimi i ushqimeve me aciditet të lartë, përdorimi i pastave abrazive, i këshillohet pacientit shmangia e këtyre veseve.

Trajtimi: Trajtimi si fillim konsiston në largimin e shkaktarit të ndjeshmërisë që mund të jetë dhëmbi i prishur ose i thyer. Në rast se ndjeshmëria vjen si pasojë e kosumimit të dhëmbit, pacientit i këshillohet të përdorë pastat për dhëmbë sensitivë.

Pastat e dhëmbëve duhet të përbajnë këto përbërës : fluoride për të forcuar dhe remineralizaur shtresën e smaltit, okside alumini, carbonat kalciumi, silikate të cilat bëjnë largimin e njollave të ngeluara në sipërfaqen e dhëmbëve etj.

Duhet të jetë e aprovuar nga FDA (food and drug administration) e cila miraton sigurinë dhe efektivitetin e produktit. Pasta të ndryshme përmbajnë përbërës si nitrat potasiumi e cila ul ndjeshmërinë e dhëmbit.

Në rast se dhëmbët janë zbuluar si pasojë e tërheqjes së mishrave, mjeku mund të rekomandojë ndërhyrje kirurgjikale për të mbuluar pjesët e zhveshura të rrënjëve të dhëmbëve duke ulur sensitivitetin.

Në rast se ndejshmëria vazhdon të persistoje edhe pas largimit të shkaktarëve, mund të rekomandohet të kryhet edhe trajtimi endodontik për largimin e këtij problemi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *