Që Berishizmi është dhe fabrika që ka prodhuar dy a më shumë standarte për të njëjtën çështje, kjo u provua dhe njëherë me reagimin ndaj prezencës së një fotoje të Enver Hoxhës, në homazhet për Ditën e Çlirimit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Eshtë normale që të ketë një reagim të tillë, por jo nga drejtues të një partie që kryetarin e ka patur jo pak, por një çerek shekulli komunist e sekretar partie. Reagim i pranueshëm do ishte ai i ardhur nga shtresa e të persekutuarve, nga përfaqsues ekstra të së djathtës, ose nga ish-pjesëtarë të nomeklaturës komuniste, të rënë më pas viktimë e regjimit. Ose reagim më normal do ishte ai që ja bënte me dije Ramës se si në kapërcyell të viteve `90, pena e tij e hidhur ishte tallur paq me veteranët e luftës në tentativë për ta ç`mitizuar rolin e komunistëve në luftë, në emër dhe të urrejtjes për atë se çfarë iu bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve pas lufte.
Oh prape me berishen!3 here ne faqen permendet:nuk mundeni pa te?
Normal Jeni vellazer siamieze.ai po ju e ju pa te nuk mundeni….edhe Jeni bashke per cdo gje,sidomos bisneset e pista te ketyre 23 vete!ai eshte alibi i Juaj,e ju alibi i tij!pffffff.
Berisha sot nuk fshihet dot as midis anetareve te ppD-se,as ata nuk e duan midis tyre.I largohen sikur ka zgjeben.