Shkruante Fan Noli në 1923:
“Shqiperise i ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Til Ulenshpigelin. Ky Nastradin i veriut kish marrë përsipër, me një shpërblim të lartë e të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e kontit.
Këtë punë do ta mbaronte brenda në 4 muaj, po vuri konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t’i prishte qetësinë. Katër muajt me radhë Til Ulenshpigeli ndenji në kështjellë ku hante pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit e NUK BERI ASGJE.
Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën e miqtë e tyre të vinin të admironin “pikturat dhe dekoret” qe nuk ishin. Që të shpëtojë e të ikë, para se t’i zbulohej lodra, mejtoj këtë strategjemë: Kur hynë konti, kontesha e miqtë e tyre në kështjellë paralajmëroi kështu:
“Ata dhe ato prej jush që janë doçë e doçe nuk do të mundin dot t’i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë”. Kështu hynë brenda në kështjellën dhe cilido përpiqej të lëvdonte “pikturat e dekoret” që nuk ishin, nga frika se mos quhej doç.
Vetëm një shërbëtore, pasi u përpoq më kot të shoh piktura e dekore, thirri: “Ndjestë pastë nëna ime, më ka bërë doçe, se unë nuk shoh asgjë”. Po gjersa të guxonin të thoshin edhe të tjerët që nuk shikonin asgjë, Ulenshpigeli kish’ fluturuar…
Kështu e mori përsipër Ahmet Zogu ta zbukuronte Shqipërinë dhe kështu na mbushi kokën me profkat e tij. Pak kohë pastaj, puna doli fyçkë dhe u kuptua prej të gjithëve. Po më të shumtit nuk guxonin ta thonin nga frika se mos quheshin “tradhëtorë”.
Një pakicë pati guximin ta thotë të vërtetën. Ajo pakicë do shtohet dhe nuk do jetë larg dita, kur do t’ia këndojnë A. Zogut këngën në këtë formë: Rroftë Ahmet Zogu, rroftë / Shakaxhiu i përparimit/ Brez pas brezi u kujtoftë / Si Stërnip i Nastradinit…”
—-
Botuar në DITA në rubrikën e Kryeredaktorit

Ah, Noli i pavdekshem , dhe kaq komunikues .
Ky tregim i Nolit esht tanam per Ramen dhe PS-ne , se te gjithe
nuk shikojne vjedhjet dhe pislleqet e Rames
Ata qe i pane keto pislleqe dhe qe i kundershtuan hapur Leli dhe Bushati ,
u ndoqen nga Rama dhe u stigmatizuan nga sharlatanet qe i servikosrn Rames
Mire e ke Ti Nol i pavdekshem, por si opozitar! Kur e morre vete, e pe se drejtimi i shtetit nuk qe pune e kollajte! E s.d.q., Zogu beri nje shtet shqiptar, packa se jo me te mirin, e packa se sot akoma e denojne nen ngjyrime politike!
Kulufo, nuk fola per politike, fola per Nolin, si figure kombetare me aq vlera , si dhe gjuhen e paster shqipe qe ai e ushtron aq bukur dhe e ben te respektueshem dhe komunikueshem nga bashkatdhetaret e tij. Mos harro qe jo gjithshka eshte politike . Kam kohe qe sme plas per politiken.
Une e kisha me Nolin o Kujte, e jo me ty, qe tani po. e shoh komentin tend! Dhe indirekt i bie ta kem me ata qe e hedhin Zogun teresisht poshte, sic e hedh ketu Noli, por me pas e lavderoi shtetin e Zogut.
….edhe Gzimi ben masturbim truri….paska “lavderuar” Noli halldupin Zogoll!!!….apo thjesht disa arsye jetike per ekzistencen e Shqiperise e kane dashur kete?!
Piktori Edvin Rama është toidhjo si piktori Til Ulenshpigel .
Historia përsëritet , herën e parë çfaqet si tragjedi , herën e dytë si farsë !
Kati
Te paska dermuar keq puna ne greqi
Miri ,
Mos nxito .
Jam nga një fshat i Vlores 100% musliman , vetë jam 1000% ateist .
Toidhjo thoshte nëna ime ndjesë pastë, siç duket ndikuar nga fshatërat e Bregut me të cilët venim e vinin dhe ishim në marrëdhënie shumë miqësore .
Se ku bie Greqia , e di vetëm nga harta .
Kështu more dhaskali i çeços !
Pastaj i lepive bythen o prift komunist, po ashtu bere edhe me Hoxhen
qe nga ’90 e ketej kush pati ndonjeçike pushtet hengri e piu dhe fluturoi pa u lagur duke na lene glasat.
Noli i pavdekshem, nuk arriti te bente ato reforma qe ta nxirnin paksa ne drite ate vend te vogel dhe aq shume te prapambetur qe atehere ishte thjesht nje turqi e vogel,nuk ju dha kurre perkrahja nga jashte(gjoja do na ndodhte ndonje revolucion i kuq dhe na rrezikohej Pashic ne jugoslavi.!!…), edhe pse ishte njeri nga ata IDEALISTE qe beri te mundur antaresimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve…. shumica Shqipetare nuk kishin se si te kuptonin idete e tij perparimtare dhe nuk e imagjinonin dot nje shtet pa nje sulltan ne krye dhe i hapen rrugen Zogut te Kurves i mbeshtetur edhe nga jashte, nga ata qe nuk e donin nje Shqiperi te perparuar……iku nga vendi per mos tu kthyer me kurre por per Kombin Shqiptar eshte nje nga figurat me te ndritura qe vendin e ka ne Panteonin e nderit, pamvaresisht se njethundraket i hedhin balte dhe duan ta fshine nga historia…pervec krijemtarise letrare si askush tjeter ai i la vendit edhe Kishen Ortodokse Autoqefale Shqipetare qe sterniperit e nastradinit ja dorezuan Janulles….Jo me kot nga 90′ e ketej keta sterniper nderrojne rolet me njeri-tjeterin, nderojne kuislige si Mitat beun e Zogun e kurves nga mati se jane te nje sere bastardesh dhe halldupesh qe si parim kane vetem e vetem nje karrike pushteti dhe ate vend e kane kthyer ne nje Turqi te vogel si dikur, mjafton qe ata te qeverisin si kryevezire nga saliu,metà, basha e rama, dhe gjithe lukunia qe u shkon nga mbrapa!
p.s. “Tradhetori dinak, hipokrit e kusar, na u ngjit deri ne kulm e na u be kryetar”
FAN STILIAN NOLI
Fan Noli i shkruan Ahmet Zogut: Jam larguar nga politika, më lidh një pension.
https://albemigrant2011.wordpress.com/2021/01/07/fan-noli-i-shkruan-ahmet-zogut-jam-larguar-nga-politika-me-lidh-nje-pension/
Po ore Paul po…..se nga nje pension i Nolit i erdhi e keqja arkes se shtetit Shqipetar…per nje veprimtar dhe patriot te vertete si ai, apo Nikolla Nacon ne Korce qe e lane te vdiste ne mjerim edhe pse ishte nje atdhetar i vertete dhe shkolla e pare qe u hap atje mban firmen e tij……zogolli qe vodhi floririn dhe iku si nje bir kurve ashtu sic edhe erdhi nen bajonetat e Serbeve, e la vendin e tij ne balte ne diten me te zeze te tij (sot nderohet?!)….nje komb qe nuk ka kapacitete te perballet me te verteten dhe tu jape vendin e nderit ne histori atyre qe vertete kane dhene gjithcka pa marre mbrapa asgje por rregullon imazhet e satrapeve mbreter te vet-shpallur, bejlereve e kuisligeve atehere ky komb jeton ne fallsitet dhe eshte i destinuar te shkoje drejte zhdukjes, gje qe po’ e bejne me se miri STERNIPERIT E NASTRADINEVE ne keto tre dekada!
Sakte Remo
Noli gjenial i fuqishem , njeri i ditur dhe atdhetar i vertet. Kjo esht. Vertet thenie brilante .
ndero emrin e zogut me ramen dhe jane si dy pika uji , sepse edhe ne si duket jemi doce qe nuk shikojme keto mrekullira qe vetem rama ben