Ndoc Çardaku i “21 janarit” rishfaqet edhe te gjyqi i Arben Frrokut

Dita

Ndoc Çardaku ka qenë sërish ekspert i thërritur nga gjykata shqiptare në një tjetër çështje të bujshme. Pas asaj të 21 janarit, eksperti Çardaku ka dhënë mendimin e tij edhe për gjurmët e barutit tek Arben Frroku.

Eksperti që ka hedhur poshtë provat e prokurorisë për gjurmët e barutit që u gjendën në pallton e Arben Frrokut, ne procesin e vrasjes së komisar Dritan Lamajt, është pikërisht eksperti  që u akuzua se kishte manipuluar provat e 21 janarit, duke bërë të mundur lirimin e gardistëve Prendi dhe Llupo.

Ndoc Çardakut, gjykata iu referua edhe atëherë kur dha vendimin për lirimin e vrasësve. Edhe rrëzimi i njërës prej provave për Frrokun është bërë nga ky ekspert.

Share This Article
1 Comment
  • Ore po ky vend kaq i mbaruar eshte apo nuk ka te tjere qe mbahet me keta plera si ky cardaku-gjin gjon-ndrece-llesh-llosh-etj turppppp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *